Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Impakti Veriu.info/Lirohet parkingu publik i uzurpuar me material ndërtimor, Inspeksioni e gjobit kompaninë “Aurora Group”

12/02/2026 - 17:27
në Lajme
A A
Impakti Veriu.info/Lirohet parkingu publik i uzurpuar me material ndërtimor, Inspeksioni e gjobit kompaninë “Aurora Group”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info kishte raportuar me 31 janar për uzurpim me material ndërtimor të një parkingu publik (komunal) të automjeteve nga kompania “Aurora Group”, për të cilin qytetarët kishin dërguar ankesa në redaksi.

“Aurora Group” shfrytëzon pa leje parkingun publik si ‘depo’ të materialit ndërtimor – Pse nuk po e liron Komuna e Mitrovicës?

Para se të publikonim lajmin, paraprakisht kishim dërguar pyetje në Komunën e Mitrovicës, për të marrë përgjigje se a ka leje kjo kompani për përdorim si ‘depo’ materiali ndërtimore të këtij parkingu publik (komunal), por që deri më sot nuk kemi pranuar përgjigje.

Megjithatë, gjendja në terren ka ndryshuar, pasi që ky parking tashmë është liruar dhe është i përdorshëm nga qytetarët, ashtu siç edhe e ka destinimin.

Në foto shihet ky parking në rrugën “Nexhip Dragaj”, i cili është pastruar komplet.

Foto: 12.02.2026
Foto: 12.02.2026

Veriu.info ka siguruar pagesën e gjobës nga kompania “Aurora Group” në vlerë prej 400 euro të bërë në xhirollogari të komunës më 4 shkurt, pasi që mësohet se drejtoria e Inspeksionit në krye me drejtorin Mujë Igrishta i ka shqiptuar gjobë prej 800 euro për bllokim të këtij parkingu me material ndërtimore, përderisa siç e parasheh edhe legjislacioni në fuqi, nëse gjoba paguhet në kohë, atëherë vlen vetëm gjysma e saj.

Ndryshe, prej ardhjes në krye të Drejtorisë së Inspeksionit të Drejtorit, Mujë Igrishta, shumë hapësira publike janë liruar në Mitrovicë, por që ka nevojë edhe për veprime tjera të vazhdueshme./Veriu.info

Tags: Aurora GroupMitrovicëuzurpim

JU REKOMANDOJMË

Publikohet një tjetër letër e Arlinda Zekajt, i lutet gjykatësit për caktimin e urdhrit mbrojtës

Publikohet një tjetër letër e Arlinda Zekajt, i lutet gjykatësit për caktimin e urdhrit mbrojtës
01/11/2026 - 11:59

Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë nga vrasja e saj nga ish-kunati, Albert Sylaj....

Më shumëDetails

“Arlindën e vrau kunati, unë e kam më lehtë se jam burri yt” – gruaja në Pejë denoncon kërcënimin tronditës të bashkëshortit, ai arrestohet

“Arlindën e vrau kunati, unë e kam më lehtë se jam burri yt” – gruaja në Pejë denoncon kërcënimin tronditës të bashkëshortit, ai arrestohet
01/11/2026 - 11:41

Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt në Pejë, që tronditi opinionin publik, dyshohet se është përdorur si referencë për një kërcënim me vdekje ndaj një gruaje tjetër. Një banore...

Më shumëDetails

Seanca përfundoi, por jo edhe telashet në Fushë Kosovë – Asamblistja e PDK’së denoncon Rilind Berishën për kanosje, tre dëshmitarë në Polici

Seanca përfundoi, por jo edhe telashet në Fushë Kosovë – Asamblistja e PDK’së denoncon Rilind Berishën për kanosje, tre dëshmitarë në Polici
01/11/2026 - 11:18

Seanca e Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës kishte përfunduar, por një incident i raportuar pas saj ka përfunduar në duart e Policisë. Dardane Sogojeva Shala ka denoncuar se...

Më shumëDetails

Kush do të bëhet president/e në Gjermani? Merkel e do një grua në postin e kreut të shtetit

Kush do të bëhet president/e në Gjermani? Merkel e do një grua në postin e kreut të shtetit
01/11/2026 - 11:05

Çështja se kush do të bëhet presidenti i ri i Gjermanisë po bëhet gjithnjë e më urgjente. Ish-kancelarja Angela Merkel dhe shumë vetë dëshirojnë që vendi të ketë...

Më shumëDetails

Preteni për Euronews Albania: Kurti indirekt u dha mbështetje protestuesve në Tiranë

Preteni për Euronews Albania: Kurti indirekt u dha mbështetje protestuesve në Tiranë
01/11/2026 - 10:43

Politologu dhe redaktori i Gazetës Online Veriu.info, Musa Preteni, në një lidhje direkte për Euronews Albania ka komentuar deklaratën e fundit të kryeministrit Kurti për protestat në Shqipëri....

Më shumëDetails

Protestat në Tiranë, Rama përsërit ftesën për dialog

Pas shkarkimit të Vlora Hysenit, Rama ia delegon kompetencat Elvis Lilës drejtor i operativës në SHISH
01/11/2026 - 10:31

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka rikthyer ftesën e tij për dialog me studentët. Kur janë bërë 20 ditë nga nisja e protestave në Shqipëri, kreu i qeverisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • 110 tonë ushqim për kafshë me përbërës me efekte kancerogjene AUV i kthen për Serbi kompanisë së Shkumbin e Alberin Haxhijahës

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Dyshohet se po përgatisnin sulm terr’orist, një kosovar në mesin e grupit që po e hetojnë autoritetet gjermane

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë 21 banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë