Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova është ndër vendet që mbështesin Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën.
Si pjesë e takimit informues të Bordit të Paqes për Gazën, Konjufca tha se edhe pse më shumë se një mijë kilometra e ndajnë Kosovën nga Gaza, përgjegjësia për paqen dhe sigurinë nuk ndalet në kufij.
“Edhe pse më shumë se një mijë kilometra e ndajnë Kosovën nga Gaza, përgjegjësia për paqen dhe sigurinë nuk ndalet në kufij”, ka shkruar Konjufc në X.
Ai bëri të ditur se në konferencën e nivelit të lartë të Bordit të Paqes, Kosova ishte në mesin e vendeve që mbështesin Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën.
“27 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, Kosova është një histori suksesi: dikur një vend në nevojë për mbështetje ndërkombëtare, sot kontribuojmë në paqen dhe sigurinë globale”, tha Konjufca.
Ai gjithashtu theksoi se Republika e Kosovës është e gatshme të japë kontributin e saj.
“Republika e Kosovës qëndron e gatshme të bëjë pjesën e saj”, shkroi Konjufca.












