Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konjufca u bën thirrje qytetarëve të votojnë: Zgjedhjet tregues i pjekurisë demokratike të Kosovës

28/12/2025 - 12:32
në Lajme
A A
Konjufca u bën thirrje qytetarëve të votojnë: Zgjedhjet tregues i pjekurisë demokratike të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas votimit në zgjedhjet parlamentare, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se dita e sotme përfaqëson momentin më të rëndësishëm të funksionimit demokratik në vend, duke theksuar rëndësinë e një procesi zgjedhor të qetë, pa incidente dhe të organizuar në mënyrë korrekte.

Konjufca u shpreh se qytetarët e Kosovës, përmes votës së lirë, po dëshmojnë pjekurinë demokratike të shoqërisë, duke uruar që zgjedhjet të zhvillohen pa probleme dhe në frymë paqësore.

“Sot është dita më e rëndësishme e demokracisë sepse populli i Kosovës voton. Unë uroj që këto zgjedhje parlamentare të shkojnë pa asnjë problem. Të jenë të organizuara në mënyrën më të mirë të mundshme, pa ndonjë eksces, në mënyrë paqësore e të qetë. Vetëm kështu e tregojmë pjekurinë tonë edhe si popull edhe si shoqëri. Uroj që të fitojë më i miri, ai që ka qëndruar më së afërti me interesat e qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Duke iu referuar zhvillimit institucional të vendit ndër vite, Konjufca theksoi se Kosova tashmë ka mbi dy dekada që po e dëshmon pjekurinë e saj në ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë.

“Tashmë po bëhen më shumë se dy dekada që Kosova po e tregon pjekurinë e vet në ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë. Dëshiroj që gjithçka sot të shkojë mirë dhe i ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Voton kandidati për deputet Tafil Peci, fton qytetarët të dalin dhe të votojnë
Lajme

Voton kandidati për deputet Tafil Peci, fton qytetarët të dalin dhe të votojnë

28/12/2025 - 13:31
Jeta Statovci: Vota është zëri i secilit prej nesh dhe themeli i demokracisë
Lajme

Jeta Statovci: Vota është zëri i secilit prej nesh dhe themeli i demokracisë

28/12/2025 - 13:25
Mërgimtari bllokoi derën e vendvotimit pasi nuk iu lejua të asistojë në votim për nënën e moshuar
Lajme

Mërgimtari bllokoi derën e vendvotimit pasi nuk iu lejua të asistojë në votim për nënën e moshuar

28/12/2025 - 13:20
Dalja në treg të hapur, KEK thotë se kush s’ka marrëveshje me furnizues të licencuar nga 30 korriku mbetet pa rrymë
Lajme

Problemet me rrymë, KEK-u del me njoftim: Po operojmë me pesë njësi gjeneruese, në kushte normale operojmë me katër sosh

28/12/2025 - 12:59
Memli Krasniqi: Sot, çdo votë është një hap drejt një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë
Lajme

Memli Krasniqi: Sot, çdo votë është një hap drejt një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë

28/12/2025 - 12:42
Voton presidentja Osmani: Uroj që rezultatet e zgjedhjeve të sjellin krijim të Parlamentit e Qeverisë
Kryesore

Voton presidentja Osmani: Uroj që rezultatet e zgjedhjeve të sjellin krijim të Parlamentit e Qeverisë

28/12/2025 - 12:39

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, punonte si shofer i Ambulancës

    Ky është personi që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, punonte si shofer i Ambulancës

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • “Oj silikone, oj botokse”/ Debat i ashpër mes Shkurtës dhe Xhenetës

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • U sanksionua nga Trumpi: Si e pësoi ish-gjykatësi i Gjykatës Speciale?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Gazetari Gashi bën pjesë të dhjetëshes së VV-Guxo 105-shin Tafil Peci

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Rrahet brutalisht gazetari Elton Tozaj, familja: Është në luftë për të mos humbur shikimin

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë