Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konvertimet publike në kisha, Krasniqi thotë se lëvizja është “projekt serb”, Latifi: Ua keni gërditë Islamin

06/08/2024 - 14:02
në Kryesore, Lajme
A A
Konvertimet publike në kisha, Krasniqi thotë se lëvizja është “projekt serb”, Latifi: Ua keni gërditë Islamin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Konvertimet publike në kishat e Kosovës dhe të përshëndetura nga një lëvizje e themeluar para disa muajsh për braktisje të organizuar të fesë islame ka nxitur shumë reagime. Profesori Milazim Krasniqi thotë se ideja e kësaj lëvizjeje “është më shumë projekt serb dhe projekt pan-sllavist për me kriju përçarje”. Mënyra “brutale, e paedukuar, totalitare dhe afgane” e promovimit të Islamit viteve të fundit është shkaku i këtyre lëvizjeve sipas profesorit Blerim Latifi, të cilat i konsideron normale.

Një lëvizje që u themelua në Deçan në tetor të vitit të kaluar thotë se po angazhohet për veprimtari të gjerë shoqërore që i kontribuojnë “shqiptarizmit” dhe po i thërret shqiptarët myslimanë që ta lënë fenë islame dhe të konvertohen në katolikë.

Ndoshta jo të bindur nga kjo lëvizje, por disa myslimanë e bënë vërtetë këtë ditëve të fundit, dhe publikisht. Kjo shkaktoi jo pak reagim.

Paraditen e së dielës, në meshën e kishës “Shën Ndou” në Gllogjan të Deçanit dhjetëra persona iu nënshtruan sakramenteve të fesë së re, u pagëzuan dhe u kunguan.

“Unë e kam emrin Miftar”, u prezantua para disa mediave një i moshuar pas konvertimit. “Katragjyshi im e ka pasë Miftar; ma ka ngjitë mu. Unë jam dalë tash në fe të babgjyshit e katragjyshit”, tha Miftar Lekaj.

Anton Antoni, kryetar i bashkësisë lokale të Gllogjanit tha se mund të garantonte se për konvertimet “s’ka pasë asnjë organizim dhe nuk ka asnjë tendencë ndaj feve tjera”. “Këtu jemi të gjithë shqiptarë”, tha ai.

Konvertimet i kishte paralajmëruar Arbër Gashi, njëri prej udhëheqësve të Lëvizjes për Braktisjen e Islamit.

“Sot, nesër e pasnesër vazhdojmë me pagëzimet e planifikuara për muajin gusht. Numri i madh i të interesuarve për këtë proces është dëshmi e mjaftueshme për ndryshimin e madh që po ndodhë në vendlindje”, shkroi ai të premten në një postim në Facebook.

Aty ai përditë po publikon postime dhe fotografi për të njoftuar për konvertimet e reja të personave nga vende të ndryshme, jo vetëm nga Deçani.

“Sot edhe tri pagëzime të reja në Gllogjan! Urime!”, shkroi ai sot.

“Nuk ka fare dyshime, shqiptarët e KS janë 100% shqiptarë dhe së shpejti do jenë edhe 100% katolikë!”, shkroi Gashi në një tjetër postim sot.

Për pagëzime po njofton në Facebook edhe kisha “Shën Abrahami” në Llapushnik të Drenasit.

Një qytetare nga Prizreni u përball me plot komente, pasi shkroi të shtunën në Facebook: “Un së bashku me 24 pjestar të familjes time jemi Pagëzuar në qytetin tonë Prizren”. I kishte publikuar edhe dy fotografi nga katedralja “Zoja Ndihmëtare”.

Imami nga Drenasi, Osman Musliu, i komentoi në Facebook konvertimet e së dielës, duke shkruar kështu: “Qesi R A S A D I, nja mos met ne fenë islame ne shqiptari ….!”.

Për profesorin e filozofisë së religjionit në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi, këto lëvizje janë normale dhe se “shkaku pse këta njerez po e braktisin Islamin, duhet kërkuar te vetë mënyra se si Islami është promovuar viteve të fundit në Kosovë dhe Shqipëri”.

“Kosova eshte shtet demokratik dhe liberal. Çeshtja e fese nuk i perket detyrimeve ligjore, por lirive dhe te drejtave individuale te njeriut. Liria e besimit nuk nenkupton vetem te drejten me besu, por edhe te drejten mos me besu. Per me teper keto dy te drejta jane ligjerisht dhe moralisht te barabarta. Liria e fese nenkupton edhe lirine per me ndrru nje fe me nje fe tjeter, pa terhequr prapa sanksione ligjore e morale. Levizja e Deçanit mbledh njerezit qe duan me e realizu kete te drejte kushtetuese. As me shume e as me pak. Nderkaq, shkaku pse keta njerez po e braktisin Islamin, duhet kerkuar te vete menyra se si Islami eshte promovuar viteve te fundit ne Kosove dhe Shqiperi. Nje menyre brutale, e paedukuar, totalitare dhe afgane, në thelb. Shkurt e shqip: Ua keni gërditë Islamin, prandaj po ikin prej tij. Kjo eshte historia e vertete e kesaj pune. Te tjerat jane perralla”, shkroi Latifi të hënën në Facebook.

Kjo lëvizje në Deçan është “absolutisht abnormale”, sipas profesorit Milazim Krasniqi. Ai, në një ‘podcast’ të Bashkësisë Islame të Kosovës tha se “nëse ata duan me dalë prej islamit, janë të lirë, derën çelë e kanë”. “Islami bile-bile as nuk dobësohet, bile-bile, nganjëherë, mos me thënë, edhe pastrohet prej elementeve që kanë asi lloj konfuzioni”, tha Krasniqi.

Ai tha se anëtarët e kësaj lëvizjeje “s’paraqesin ndonjëfarë fuqie”. “Kur s’ka mujtë me e lëvizë këtë raport Ismail Kadareja me gjithë ata intelektualë, bash këta s’mujnë me tremb as macen prej përsheshi, qysh thotë populli. Por problemi është ky, po e krijojnë një ndjenjë të keqe”, tha ai.

Ai tha se ideja e lëvizjes në Deçan “është më shumë projekt serb dhe projekt pan-sllavist për me kriju përçarje”.

“Qeky grupi okult, grup i mbrapshtë, duhet me ditë se marrin një përgjegjësi të madhe sepse është absurd me u thirrë në emër të shqiptarizmit e me gërrmu bash në themelin e shqiptarizmit, pra me tentu me prishë harmoninë fetare, të cilën e kanë formu rilindasit dhe mbi atë bazë është formu kombi shqiptar dhe dy shtetet shqiptare”, tha Krasniqi. “Nuk kanë me pasë sukses”.

Veç këtyre që këtë të dielë i përfunduan ritet e konvertimit në Gllogjan, në kishën “Shën Ndou” u tha se edhe dhjetëra të tjerë janë regjistruar e po presin meshat e radhës që t’i nënshtrohen procesit të njëjtë.

JU REKOMANDOJMË

Bajraktari: Prokuroria në Hagë nuk argumentoi pikën kyçe të aktakuzës për ‘ndërmarrje të përbashkët kriminale’
Lajme

Bajraktari: Prokuroria në Hagë nuk argumentoi pikën kyçe të aktakuzës për ‘ndërmarrje të përbashkët kriminale’

03/08/2025 - 11:03
Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave
Kryesore

Brenda një dekade janë mbylluar 40 shkolla në Kosovë, emigracioni dhe nataliteti dy nga faktorët

03/08/2025 - 10:49
Në darkën që Maqedonci ia shtroi zyrtarit amerikan i pranishëm ishte edhe drejtori i AKI, çfarë shkroi Kurti
Kryesore

Në darkën që Maqedonci ia shtroi zyrtarit amerikan i pranishëm ishte edhe drejtori i AKI, çfarë shkroi Kurti

03/08/2025 - 10:36
“Ma këpute shpirtin” – Fjalët prekëse të babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali
Lajme

“Ma këpute shpirtin” – Fjalët prekëse të babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali

03/08/2025 - 10:18
Rreth 600 mijë mërgimtarë të regjistruar deri tash, procesi vazhdon deri në fund të gushtit
Lajme

“Kërcet grushti” në Aeroportin e Prishtinës, tre të arrestuar

03/08/2025 - 10:04
Ngriti aktakuzë ndaj Hashim Thaçit sa ishte Prokuror në Hagë, për çka po hetohet Jack Smith tani në SHBA
Kryesore

Ngriti aktakuzë ndaj Hashim Thaçit sa ishte Prokuror në Hagë, për çka po hetohet Jack Smith tani në SHBA

03/08/2025 - 09:43

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dështim sportiv, fitim personal: Kryetari i FC Vushtrrisë, Shemsi Rrahimi dhe vajza e tij u paguan mijëra euro nga klubi (Dokument)

    Dështim sportiv, fitim personal: Kryetari i FC Vushtrrisë, Shemsi Rrahimi dhe vajza e tij u paguan mijëra euro nga klubi (Dokument)

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Ky është burri që dyshohet se e sulmoi deputetin e Kuvendit së bashku me familjen e tij

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Rexhep Qosja shkruan për vajzën që i vdiq më 28 korrik: Mos u provofshin nga askush …

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Nga “100 euro – 100 kafe” në “100 euro – 50 kafe”: Murati mundohet të shpjegojë inflacionin pas valës së kritikave

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Sulmohet deputeti i Kuvendit të Kosovës – përfundon në spital bashkë me familjen

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë