Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova fiton dy medalje të arta në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare për Studentë Universitarë

10/08/2022 - 22:28
në Kryesore, Lajme, Pa kategori, Sport
A A
Kosova fiton dy medalje të arta në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare për Studentë Universitarë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova ka fituar dy medalje të arta dhe një medalje të argjendtë në Olimpiadën Matematike për Studentë Ndërkombëtarë për Studentë Universitarë – IMC 2022.

Kështu ka bërë të ditur Shoqata e Matematikanëve të Kosovës me anë të një postimi në Facebook.

Ky është postimi i plotë ku tregohet edhe emri i fituesve:

Kosova fiton dy Medalje të Arta dhe një Medalje të Argjendtë në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare për Studentë Universitarë – IMC 2022

Përfundoi me sukses Olimpiada e 29-të Matematike Ndërkombëtare për Studentë Universitarë – IMC 2022. Ekipi i Kosovës fitoi dy Çmime të Para (Medalje të Arta) dhe një Çmim të Dytë (Medalje të Argjendtë).

Arben Ajredini dhe Duart Nishefci kanë fituar Çmime të Para  (Medalje të Arta) ndërsa Andi Sejdiu ka fituar Çmim të Dytë (Medalje të Argjendtë). Arben Ajredini dhe Duart Nishefci  para pak ditësh kanë baruar studimet themelore, me sukses të lartë, në drejtimin matematikë, në Universitetin e Prishtinës ndërsa Andi Sejdiu vijon studimet në vitin e tretë, në drejtimin matematikë, në Universitetin e Prishtinës.

IMC është ndër garat më të rëndësishme botërore të matematikës për studentë universitarë, në të cilën marrin pjesë studentë nga universitete prestigjioze nga të gjitha anët e botës.

Ekipi i Kosovës është rënditur  në vendin e 18-të nga 100 ekipe pjesëmarrëse në IMC 2022.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e uron dhe e përgëzon Ekipin e Kosovës për suksesin e arritur dhe për përfaqësim të denjë të shtetit të Kosovës dhe Universitetit të Prishtinës në këtë olimpiadë prestigjioze!

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës falënderon udhëheqësit e ekipit të Kosovës: liderin Valmir Krasniqin dhe zëvendêsliderin Besfort Shala për kontributin profesional të dhënë për ekipin e Kosovës në IMC 2022.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në fushën e matematikës.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës,

Prishtinë,

më 10.08.2022

JU REKOMANDOJMË

Barcelona rivalizon Chelsean, nis bisedimet për transferimin e mesfushorit të ri brazilian
Sport

Barcelona rivalizon Chelsean, nis bisedimet për transferimin e mesfushorit të ri brazilian

01/10/2023 - 11:32
Stradner: Vuçiqi po e përdorë Kosovën si mjet pazaresh me Perëndimin
Lajme

Stradner: Vuçiqi po e përdorë Kosovën si mjet pazaresh me Perëndimin

01/10/2023 - 11:25
Vuçiq zgjohet nervoz – na u kërkua ta përshendesim aksionin e Policisë së Kosovës në Banjskë
Lajme

Vuçiq zgjohet nervoz – na u kërkua ta përshendesim aksionin e Policisë së Kosovës në Banjskë

01/10/2023 - 11:03
Hovenier takohet me shtetasit e SHBA’së që jetojnë në Kosovë
Lajme

Hovenier takohet me shtetasit e SHBA’së që jetojnë në Kosovë

01/10/2023 - 11:01
Sot varrosen tre terroristët serbë që u vranë në Banjskë
Lajme

Sot varrosen tre terroristët serbë që u vranë në Banjskë

01/10/2023 - 10:53
16 mijë euro të shpenzuara nga Hajdari dhe zëvendësit e saj – më së shumti para u harxhuan në bileta e naftë dhe punëtori për turizëm
Lajme

16 mijë euro të shpenzuara nga Hajdari dhe zëvendësit e saj – më së shumti para u harxhuan në bileta e naftë dhe punëtori për turizëm

01/10/2023 - 10:34

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kulla: Nuk ka ndarje të Kosovës, harrojeni! Nis Lufta e III Botërore

    Kulla: Nuk ka ndarje të Kosovës, harrojeni! Nis Lufta e III Botërore

    275 Shpërndaje
    Shpërndaje 110 Tweet 69
  • Ish-shefi i shtabit të ushtrisë serbe: Qëllimi i Vuçiq telefonata me Blinken, për atë e çoi ushtrinë afër kufirit

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47
  • Kështu ka folur Oliver Ivanoviq për Milan Radoiçiqin disa muaj para se të vritej (Audio)

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Kronika e RTK 2 për sulmin terrorist në Banjskë, Bordi suspendon drejtorin Zhelko Tvrdisiq

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • “Zbutet” Vuçiq: Ne nuk po dërgojmë ushtarë në Kosovë

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë