Javët e fundit, ajri në Prishtinë por edhe në të gjithë Kosovën, është jashtëzakonisht i ndotur.
Se cilët janë faktorët kryesorë që po ndikojnë në këtë gjendje ka folur për “Gazeta Blic”, eksperti i mjedisit, Ilir Morina.
Morina tha se faktorët janë të njëjtë sepse nuk po merren masa ndaj tyre duke filluar nga automjetet, KEK-u, ndezjet, djegiet e mbeturinave, urbanizmi, pluhri i infrastrukturës së dobët etj.“Ajri është tepër i ndotur këto tre javët e fundit. Faktorët kryesorë mbeten të njëjtë sepse masa nuk po merren ndaj tyre, këto janë automjetet dhe gjithë transporti pastaj KEK-u, termocentralet afër Prishtinës, pastaj të gjitha ndezjet tjera që bëhen qoftë për ngrohje bazike, me pelet ose forma të tjera. Peleti është i cilësisë shumë të dobët ose është i ndaluar, po ashtu të gjitha djegiet e tjera për kamina, për qef… djegiet e mbeturinave, urbanizimi, pluhuri i madh i një infrastrukture të dobët sidomos gjatë dimrit. Të gjitha këto së bashku kur përzihen na krijojnë një cilësi të jarit të rrezikshme për shëndetin, popullata është shumë e rrezikuar, llogariten shifra mbi 3600 persona në vit që identifikohen me kancere, prej tyre 40-50% janë nga ndotja e ajrit. Pastaj kemi probleme të tjera, jo vetëm shëndetësore po vdekshmëri të lartë për arsye se të gjitha vijnë nga këto ndotje, nga këto helme që çdo ditë lirohen” tha eskerrti i mjedisit, Ilir Morina, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic’.












