Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova në prag të krizës energjetike (Video)

30/07/2022 - 21:28
në Ekonomi
A A
Kosova në prag të krizës energjetike (Video)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njohës të  fushës së energjetikës, konsiderojnë se Kosova ka burime të kufizuara. Ndërkohë, mungesa e energjisë elektrike dhe rritja e çmimit të saj në tregun ndërkombëtar ka ngritur alarmin edhe në Kosovë.

Stina e dimrit do të jetë sfidë në aspektin e furnizimit me energji elektrike në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar përmes një njoftimi edhe vetë KEDS-i, duke u bazuar në krizën e thellë energjetike në të cilën ka hyrë Evropa. Zëdhënësi i kësaj kompanie, Viktor Buzhala, tha se çmimet e rrymës në bursë janë rritur ndjeshëm, madje këto ditë është thyer edhe rekordi për çmim të lartë, nga 250 sa ishte kohë më parë, tani është në 735 euro megavati.

“Ne vetëm se kemi hyrë në krizë, qysh verës. E jo vetëm ne, por e tërë Evropa. E kjo na shpije padyshim deri në situata të paqarta në të ardhmen. Ne nuk e dimë se çfarë dimri do të vijë”, thotë Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it.

“Ne jemi në verë dhe kemi aktualisht çmime pesëfish më të larta sesa vera e vitit të kaluar”, thotë Buzhala.

Përderisa Buzhala thotë se furnizimi me energji vazhdon pasi verës ka kapacitete të mira vendore që e mbulojnë pjesën më të madhe të konsumit, eksperti i energjisë, Bedri Dragusha thotë se qeveria duhet të marrë masa për stinën e dimrit.

Duke komentuar marrëveshjen me MCC-në për sektorin e energjisë së ripërtërishme, Dragusha thotë se çdo marrëveshje ose investim në këtë sektor është i domosdoshëm dhe i dobishëm, porse përfitimet do të jenë të më vonshme, sepse Kosova akoma nuk siguron furnizimin stabil me energji.

“Kosova ka burime të kufizuara të energjisë së ripërtërishme, për shembull nëse e marrim ujin pothuajse të gjitha burimet i kemi shteruar në kuptim të shfrytëzimit, erë ka në disa vende, por jo mjaftueshëm, diell ka, por çka do të bëjmë kur të vijë dimri dhe kërkesat për energji janë të mëdha”, thotë Bedri Dragusha, ekspert për energji. .

Ndërkaq, Kosova e ka të vështirë sigurimin e energjisë nga tregjet e jashtme, pasi sipas zyrtarëve të KEDS-it, ajo është e bllokuar nga aktorët e mëdhenj. Sipas tyre, KEDS kishte shpallur tender në bursat  ndërkombëtare, por kishte plot raste kur nuk kishte marrë asnjë ofertë, ndërsa edhe ato që arriti t`i merrte, ishin me çmime astronomike./RTK/

 

JU REKOMANDOJMË

Tregtia me pakicë, më së shumti të punësuar në dyqane jo të specializuara
Ekonomi

Tregtia me pakicë, më së shumti të punësuar në dyqane jo të specializuara

11/08/2022 - 20:43
Përtej kufijve të përballueshmërisë, si po i rrit kriza energjetike çmimet për gjithçka
Ekonomi

Përtej kufijve të përballueshmërisë, si po i rrit kriza energjetike çmimet për gjithçka

10/08/2022 - 08:00
Ministria e Financave njofton pensionistët deri kur mund të paraqiten për verifikim, ndryshe mbesin pa pension
Ekonomi

Ministria e Financave njofton pensionistët deri kur mund të paraqiten për verifikim, ndryshe mbesin pa pension

09/08/2022 - 16:17
Hoti me kritika ndaj Qeverisë: Nuk po e rishikoni buxhetin – po e dëmtoni ekonominë
Ekonomi

Hoti me kritika ndaj Qeverisë: Nuk po e rishikoni buxhetin – po e dëmtoni ekonominë

09/08/2022 - 11:28
300 euro e Qeverisë, a i takojnë punëtorëve apo bizneseve?
Ekonomi

300 euro e Qeverisë, a i takojnë punëtorëve apo bizneseve?

07/08/2022 - 11:29
Bankat në Kosovë fituan mbi 117 milionë euro vitin e kaluar
Ekonomi

Bankat në Kosovë fituan mbi 117 milionë euro vitin e kaluar

06/08/2022 - 11:31

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kjo është 22 vjeçarja e dyshuar për plagosjen e Vali Corleones

    Kjo është 22 vjeçarja e dyshuar për plagosjen e Vali Corleones

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Jasha, jasha shpullë: Dasmori ia kërciti bakshish në ballë këngëtarit, u mbajt në këmbë disi

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “My father king”/ 22-vjeçarja që bashkëjeton prej vitesh me Vali Corleonen, dyshohet se e plagosi atë me armë në këmbë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kërset dajaku në Malishevë: Vëllezërit kapen me fqinjët për një kontest pronësor, rrihen 5 kundër 3

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Shkoi për vizitë tek miqtë në Prishtinë, burri nuk përmbahet, çohet edhe e rrah gruan para prindërve të saj

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

© 2022 Veriu.info

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete

© Veriu.info