Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova tregton me Iranin: A do t’i ndiejë pasojat e tarifës së Trumpit?

13/01/2026 - 18:58
në Ekonomi, Lajme
A A
Kosova tregton me Iranin: A do t’i ndiejë pasojat e tarifës së Trumpit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se vendet që bëjnë biznes me Iranin, do të përballen me një tarifë prej 25% për tregtinë që bëjnë me SHBA-në.

Ky vendim vjen në kohën kur Irani po shtyp me forcë protestat antiqeveritare, në të cilat dyshohet se janë vrarë mijëra persona.

Por, çfarë do të thotë kjo për Kosovën, e cila importon disa produkte nga Irani?

Ekspertët dhe përfaqësuesit e bizneseve në vend presin që efektet të jenë minimale, pasi shkëmbimet tregtare me Republikën Islamike janë të vogla dhe përbëjnë një pjesë të papërfillshme të ekonomisë kosovare.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, vitin e kaluar, vlera e importeve nga Irani arriti në 17 milionë euro, ndërsa eksporte nuk u regjistruan.

Megjithatë, kjo shifër gati se është dyfishuar krahasuar me pesë vjet më parë.

Nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës (MINT) bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë se në këtë institucion janë të regjistruara
23 biznese nga Irani – 5 nga to janë aktive, 16 pasive dhe dy të shuara.

REL-i kërkoi shpjegime se çfarë veprimtarish ushtrojnë ato dhe është në pritje të përgjigjes.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, shpreh bindjen se politikat e Trumpit, sidomos sanksionet ekonomike, nuk e godasin drejtpërdrejt ekonominë e Kosovës.

“Eksportet dhe importet Kosovë-Iran janë të papërfillshme, nuk ka investime iraniane në Kosovë dhe nuk ka varësi energjetike apo financiare”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Irani, me një popullsi prej mbi 91 milionë banorësh, nuk e njeh Kosovën si shtet dhe nuk ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me vendin.

Ekonomia e tij është dëmtuar rëndë si pasojë e keqmenaxhimit të financave publike gjatë viteve, rënies së të ardhurave nga shitjet e naftës dhe sanksioneve të ashpra ndërkombëtare.

Kjo ka shkaktuar rritje të çmimeve dhe dobësim të monedhës vendase, duke nxitur protesta masive, të cilat vlerësohen si kërcënimi më i madh për regjimin islamik në dekadat e fundit.

Sytrime Dervisholli, ish-drejtoreshë e Departamentit të Tregtisë në MINT, shpjegon se tarifa e re prej 25% do të bëjë që produktet iraniane të jenë më të shtrenjta.

Megjithatë, për shkak të volumit të vogël të importit dhe natyrës joesenciale të këtyre produkteve, kompanitë kosovare mund të orientohen drejt tregjeve të tjera, më afër gjeografikisht, shton ajo.

“Nuk mund të them me siguri se cili do të jetë efekti i plotë i këtij vendimi, pasi ende nuk ka sqarime të detajuara mbi mënyrën e zbatimit dhe mbi atë se cilat produkte mund të përjashtohen nga ky vendim. Është më mirë të presim në ditët në vazhdim për informacionin zyrtar që Shtetet e Bashkuara do të publikojnë mbi mekanizmat e zbatimit të këtij vendimi”, thotë Dervisholli për Radion Evropa e Lirë.

Irani është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë.

Të dhënat nga ueb-faqja Trade Data Monitor, të cilat bazohen në statistikat e Administratës Doganore të Republikës Islamike të Iranit, tregojnë se Kina është partneri i tij më i madh i eksportit.

Ajo ndiqet nga Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia e të tjera.

Pothuajse të dhjetë eksportet kryesore të Iranit lidhen me karburantet, por shet edhe ushqime.

Ekspertët në Kosovë paralajmërojnë se nëse kriza në Iran zgjat, ajo mund të ketë ndikime të tërthorta edhe në ekonominë kosovare.

Një nga efektet më të mundshme është rritja e çmimeve globale të naftës dhe energjisë – e ngjashme me pasojat që pati lufta në Ukrainë në tregjet ndërkombëtare.

Rafuna thotë se kjo mund të çojë në karburante më të shtrenjta për qytetarët, rritje të kostove të transportit që ndikon në zinxhirin e furnizimit, si dhe presion shtesë mbi inflacionin – sidomos te produktet bazë.

Kosova, përndryshe, importon shumicën e produkteve – nga ushqimet deri te materiali ndërtimor dhe tekstili.

Vitin e kaluar, vlera totale e importit arriti mbi 7 miliardë euro./REL

JU REKOMANDOJMË

Përfundon mbledhja, Abdixhiku: Do ta ofroj dorëheqjen në Kuvendin e LDK’së
Lajme

Abdixhiku: Detyrohem me qëndru si kryetar nëse nuk pranohet dorëheqja

13/01/2026 - 20:00
E papritur: KQZ merr vendim për rinumërim të të gjitha kutive të votimit në këto 10 komuna
Lajme

Vendimi për rinumërim votash në 10 komuna: Mospërputhjet konfirmojnë “dështimin e centralizimit në Qendrat Komunale”

13/01/2026 - 19:43
Përfundon mbledhja, Abdixhiku: Do ta ofroj dorëheqjen në Kuvendin e LDK’së
Kryesore

Përfundon mbledhja, Abdixhiku: Do ta ofroj dorëheqjen në Kuvendin e LDK’së

13/01/2026 - 19:36
Abazi: Opozita dështoi në formimin e Qeverisë
Lajme

Abazi: Opozita dështoi në formimin e Qeverisë

13/01/2026 - 19:17
Sorensen nesër viziton Kosovën, takohet me Osmanin
Kryesore

Sorensen nesër viziton Kosovën, takohet me Osmanin

13/01/2026 - 19:11
Nis rinumërimi i 914 vendvotimeve
Kryesore

Nis rinumërimi i 914 vendvotimeve

13/01/2026 - 19:02

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

    Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Nuk e dinit! Kaq vjet diferencë në moshë ka Blero me Eronitën

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Momenti kur ndodh puthja e parë mes Dolces dhe Limit (VIDEO)

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Skandali i licencës së uzurpuar: Inspektoriati mbylli Njësinë e Sterilizimit dhe gjobiti United Hospital të Fatos Kojqiqit (Video)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Momenti kur Blero me Tarën e djegin dasmën me një vallëzim(VIDEO)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë