Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova tregton me Iranin: A do t’i ndiejë pasojat e tarifës së Trumpit?

13/01/2026 - 18:58
në Ekonomi, Lajme
A A
Kosova tregton me Iranin: A do t’i ndiejë pasojat e tarifës së Trumpit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se vendet që bëjnë biznes me Iranin, do të përballen me një tarifë prej 25% për tregtinë që bëjnë me SHBA-në.

Ky vendim vjen në kohën kur Irani po shtyp me forcë protestat antiqeveritare, në të cilat dyshohet se janë vrarë mijëra persona.

Por, çfarë do të thotë kjo për Kosovën, e cila importon disa produkte nga Irani?

Ekspertët dhe përfaqësuesit e bizneseve në vend presin që efektet të jenë minimale, pasi shkëmbimet tregtare me Republikën Islamike janë të vogla dhe përbëjnë një pjesë të papërfillshme të ekonomisë kosovare.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, vitin e kaluar, vlera e importeve nga Irani arriti në 17 milionë euro, ndërsa eksporte nuk u regjistruan.

Megjithatë, kjo shifër gati se është dyfishuar krahasuar me pesë vjet më parë.

Nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës (MINT) bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë se në këtë institucion janë të regjistruara
23 biznese nga Irani – 5 nga to janë aktive, 16 pasive dhe dy të shuara.

REL-i kërkoi shpjegime se çfarë veprimtarish ushtrojnë ato dhe është në pritje të përgjigjes.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, shpreh bindjen se politikat e Trumpit, sidomos sanksionet ekonomike, nuk e godasin drejtpërdrejt ekonominë e Kosovës.

“Eksportet dhe importet Kosovë-Iran janë të papërfillshme, nuk ka investime iraniane në Kosovë dhe nuk ka varësi energjetike apo financiare”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Irani, me një popullsi prej mbi 91 milionë banorësh, nuk e njeh Kosovën si shtet dhe nuk ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me vendin.

Ekonomia e tij është dëmtuar rëndë si pasojë e keqmenaxhimit të financave publike gjatë viteve, rënies së të ardhurave nga shitjet e naftës dhe sanksioneve të ashpra ndërkombëtare.

Kjo ka shkaktuar rritje të çmimeve dhe dobësim të monedhës vendase, duke nxitur protesta masive, të cilat vlerësohen si kërcënimi më i madh për regjimin islamik në dekadat e fundit.

Sytrime Dervisholli, ish-drejtoreshë e Departamentit të Tregtisë në MINT, shpjegon se tarifa e re prej 25% do të bëjë që produktet iraniane të jenë më të shtrenjta.

Megjithatë, për shkak të volumit të vogël të importit dhe natyrës joesenciale të këtyre produkteve, kompanitë kosovare mund të orientohen drejt tregjeve të tjera, më afër gjeografikisht, shton ajo.

“Nuk mund të them me siguri se cili do të jetë efekti i plotë i këtij vendimi, pasi ende nuk ka sqarime të detajuara mbi mënyrën e zbatimit dhe mbi atë se cilat produkte mund të përjashtohen nga ky vendim. Është më mirë të presim në ditët në vazhdim për informacionin zyrtar që Shtetet e Bashkuara do të publikojnë mbi mekanizmat e zbatimit të këtij vendimi”, thotë Dervisholli për Radion Evropa e Lirë.

Irani është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë.

Të dhënat nga ueb-faqja Trade Data Monitor, të cilat bazohen në statistikat e Administratës Doganore të Republikës Islamike të Iranit, tregojnë se Kina është partneri i tij më i madh i eksportit.

Ajo ndiqet nga Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia e të tjera.

Pothuajse të dhjetë eksportet kryesore të Iranit lidhen me karburantet, por shet edhe ushqime.

Ekspertët në Kosovë paralajmërojnë se nëse kriza në Iran zgjat, ajo mund të ketë ndikime të tërthorta edhe në ekonominë kosovare.

Një nga efektet më të mundshme është rritja e çmimeve globale të naftës dhe energjisë – e ngjashme me pasojat që pati lufta në Ukrainë në tregjet ndërkombëtare.

Rafuna thotë se kjo mund të çojë në karburante më të shtrenjta për qytetarët, rritje të kostove të transportit që ndikon në zinxhirin e furnizimit, si dhe presion shtesë mbi inflacionin – sidomos te produktet bazë.

Kosova, përndryshe, importon shumicën e produkteve – nga ushqimet deri te materiali ndërtimor dhe tekstili.

Vitin e kaluar, vlera totale e importit arriti mbi 7 miliardë euro./REL

JU REKOMANDOJMË

I ka hyrë “hileti” dostave të Vuçiqit, aeroplani i Vulinit udhërohet të kthehet në Beograd

I ka hyrë “hileti” dostave të Vuçiqit, aeroplani i Vulinit udhërohet të kthehet në Beograd
04/11/2026 - 09:55

Aeroplani i kompanisë Air Serbia, me të cilin po udhëtonte kryetari i Lëvizjes Socialiste Aleksandar Vulin drejt Moskës, është kthyer në Beograd për shkak të kontrolleve shtesë të...

Më shumëDetails

Austria ia ndalon ndihmën sociale kosovarit, kishte fshehur shtëpinë dhe pensionin në Kosovë

Austria ia ndalon ndihmën sociale kosovarit, kishte fshehur shtëpinë dhe pensionin në Kosovë
04/11/2026 - 09:43

Autoritetet në qytetin e Welsit në Austri ia kanë ndërprerë ndihmën sociale një personi, pasi gjatë kontrolleve kanë zbuluar se ai kishte në pronësi një shtëpi në Kosovë...

Më shumëDetails

18 ambasadorë të Kosovës kanë tejkaluar mandatin katërvjeçar – çfarë parasheh ligji?

18 ambasadorë të Kosovës kanë tejkaluar mandatin katërvjeçar – çfarë parasheh ligji?
04/11/2026 - 09:30

Disa ambasadorë të Kosovës kanë tejkaluar periudhën standarde katërvjeçare të shërbimit në misionet diplomatike ku janë të akredituar. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se atyre u ka...

Më shumëDetails

Kryeprokurori i shtetit merr një vendim të ri

Kryeprokurori i shtetit merr një vendim të ri
04/11/2026 - 09:18

Me qëllim të ngritjes së efikasitetit, zbatimit unik të praktikave dhe ligjshmërisë, kryeprokurori i shtetit, z. Zejnulla Gashi, në bazë të kompetencave të tij ligjore, ka nxjerrë vendim...

Më shumëDetails

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi
04/11/2026 - 09:11

Rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara mund të kenë pasoja edhe për marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës, veçanërisht nëse demokratët marrin kontrollin e...

Më shumëDetails

Rama përsërit ftesën e dialogut

Rama përsërit ftesën e dialogut
04/11/2026 - 09:00

Edhe këtë mëngjes kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me ftesën për dialog me studentët protestues. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kur do ta kemi një dasmë nga Leonora Jakupi?

    Leonora Jakupi ndahet nga burri pas 10 vitesh? Këngëtarja reagon ashpër (foto)

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Deklarimi i Demirit në Polici: Dy trupat i gjeta në dhomë, s’jam fajtor

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Gazetarja e njohur: Një ministër më propozoi marrëdhënie treshe në hotel

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Beteja për pronën e shtrenjtë ku mbesa i hodhi në gjyq Ethem Çekun me vëllëzër | Dokumenti i kontestuar për falsifikim shkon në Forenzikë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë