Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosovarët harxhuan më pak, rritet në 20% numri i familjeve që nuk festojnë për arsye ekonomike

02/01/2023 - 09:33
në Ekonomi, Lajme
A A
Kosovarët harxhuan më pak, rritet në 20% numri i familjeve që nuk festojnë për arsye ekonomike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rritja e vazhdueshme e çmimeve për produktet bazike ka bërë që qytetarët e Kosovës të harxhojnë më pak për festat e fundvitit.

Pavarësisht se 18 për qind e popullsisë është në varfëri të plotë dhe 5 për qind e tyre në atë ekstreme, megjithatë kosovarët dalin se janë mjaftë meraklinjtë në festa, sidomos për ato të fundvitit, duke harxhuar rreth 30 milionë euro.

Sipas raportit “Shpenzimet e familjeve kosovare për festat e fundvitit, 2022”, i realizuar nga UBO Consulting, çdo familje në Kosovë shpenzon mesatarisht rreth 150 euro për këto festa.

“Numri i familjeve kosovare që këto festa nuk i shënojnë për shkaqe ekonomike ka shënuar rritje nga 14 për qind në vitin 2021 në 20 për qind në 2022-në”, thekson raporti.

Aty theksohet se familjet kosovare po shpenzojnë mesatarisht 0.2 milionë euro më pak se në fundvitin e 2021-së dhe rreth 3.1 milionë euro më pak se sa në fundvitin e 2020-së.

“Mesatarisht, familjet kosovare kane deklaruar që po shpenzojnë 146 euro për festat e fundvitit 2022, krahasuar me 156 euro në vitin 2021 dhe 139 euro në vitin 2020”, vijon raporti.

Në pyetjen se pse nuk festohet kjo festë, 83 për qind e qytetarëve janë përgjigjur se nuk i përkojnë bindjeve të tyre.

“70 për qind – festat e fundvitit nuk përkojnë me bindjet e mia dhe 19 për qind – për shkaqe ekonomike”, thotë UBO Consulting.

Në pyetjen, a mendoni që vitin tjetër do të shpenzoni më shumë apo më pak, 60 për qind e qytetarëve janë shprehur se do harxhojnë njëjtë, 13 për qind më pak dhe 11 për qind më shumë.

Mbi gjysma e qytetarëve kanë thënë se kanë blerë produkte promocionale (nga zbritjet).

Rreth 80 për qind e tyre kanë thënë se burimin e informacionit për t’u informuar rreth këtyre produkteve e kanë pasur televizionin, pasuar nga rrjetet sociale me 62 për qind, 26 për qind nga portalet, 36 për qind nga familjaret dhe miqtë, 32 për qind nga dyqanet dhe 6 për qind nga radiot.

Në fund të raportit theksohet se 86 për qind e blerjeve bëhet nga periudha 25-31 dhjetor, ndërsa pjesa tjetër nga periudha 15-24 dhjetor./Telegrafi

JU REKOMANDOJMË

Haradinaj për mosreagimin e Gërvallës ndaj verdiktit të Speciales: Sepse s’kemi shtet, o vëlla

Haradinaj për mosreagimin e Gërvallës ndaj verdiktit të Speciales: Sepse s’kemi shtet, o vëlla
17/09/2026 - 15:33

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar mosreagimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Haradinaj, tha...

Më shumëDetails

Beqiri: Askush në botë nuk mund të hedhë një gram baltë mbi çlirimtarët, Apeli do ta thotë fjalën kryesore

Beqiri: Askush në botë nuk mund të hedhë një gram baltë mbi çlirimtarët, Apeli do ta thotë fjalën kryesore
17/09/2026 - 15:29

Veprimtari i njohur në mërgatë, Hektor Beqiri, ka thënë se çlirimtarët nuk u kthyen të fundit nga beteja sepse luftën për drejtësi ende nuk e kanë përmbyllur, raporton...

Më shumëDetails

“Nëna Rukë shpërtheu në lotë pas verdiktit ndaj katërshes së UÇK-së”

“Nëna Rukë shpërtheu në lotë pas verdiktit ndaj katërshes së UÇK-së”
17/09/2026 - 15:18

Rukë Haradinaj, nëna e dëshmorëve Shkëlzen e Luan Haradinaj, shpërtheu në lotë pasi e dëgjoi verdiktin dënues të trupit gjykues të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së,...

Më shumëDetails

Deputeti shqiptar në Parlamentin malazez: Duhet dokumentuar krimet e Serbisë në Kosovë pas vendimit të Hagës

Deputeti shqiptar në Parlamentin malazez: Duhet dokumentuar krimet e Serbisë në Kosovë pas vendimit të Hagës
17/09/2026 - 14:40

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, Ilir Çapuni, e ka cilësuar të dhimbshëm vendimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-drejtuesve...

Më shumëDetails

Hamza: Nëse ka nevojë, PDK do të rikthehet në Kuvend

Hamza: Nëse ka nevojë, PDK do të rikthehet në Kuvend
17/09/2026 - 14:36

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se kjo parti do të rikthehet në Kuvend nëse është e nevojshme, në rast se thirret ndonjë seancë lidhur me dënimin...

Më shumëDetails

Si veproi Apeli dhe Supremja në Hagë në rastet e Calit, Gucatit, Haradinajt e Shalës?

Si veproi Apeli dhe Supremja në Hagë në rastet e Calit, Gucatit, Haradinajt e Shalës?
17/09/2026 - 14:26

Katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, u dënuan të mërkurën në Hagë me gjithsej 81 vjet burgim. Aktgjykimi i shkallës së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Serwer: Amerikanët dhe evropianët të ndihen të turpëruar e kriminalizuan një lëvizje çlirimtare që e mbështeten

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Si veproi Apeli dhe Supremja në Hagë në rastet e Calit, Gucatit, Haradinajt e Shalës?

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë