Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kosovës i duhet LDK-ja”, Osmani: Qytetarët e aktivistët po rikthehen bashkë me ta edhe besimi

06/06/2026 - 21:27
në Lajme
A A
“Kosovës i duhet LDK-ja”, Osmani: Qytetarët e aktivistët po rikthehen bashkë me ta edhe besimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e gjashtë e Kosovës dhe njëherësh kandidatja e LDK-së për mandatin e dytë presidencial, Vjosa Osmani, në intervistën e saj të fundit për T7 ka folur për tema të ndryshme që janë në interes të vendit.

Duke folur për përvojën e saj gjatë kësaj periudhe, Osmani tha se, ndonëse nuk ka qenë pjesë e fushatave zgjedhore viteve te fundit, për shkak të detyrës së saj si Presidente e Kosovës, ajo është ndier mirë gjatë këtij procesi. Sipas saj, gjatë këtyre ditëve ka takuar shumë mbështetës që e kanë përgëzuar për mënyrën se si e ka përfaqësuar vendin në arenën ndërkombëtare.

“Fushata ka qenë dinamike, na ka dhënë shumë motiv, një energji e jashtëzakonshme që nuk e kam pa për një kohë të gjatë, për të cilën më kishte marrë malli shumë. Një përkrahje shumë e madhe, shumë njerëz e aktivistë të cilët s’kanë qenë të angazhuar në pesë vitet e fundit në LDK, e as në politikë, e aq më pak në angazhime partiake, i kemi pa në këtë fushatë”, tha Osmani.

Ajo shtoi se gjatë fushatës kanë marrë shumë dashuri dhe përkrahje nga qytetarët, gjë që, sipas saj, ka ndikuar në pritshmëritë pozitive për rezultatin e zgjedhjeve. Osmani falënderoi të gjithë qytetarët që kanë takuar anekënd Kosovës, duke kërkuar falje për ata që nuk kanë arritur t’i takojnë për shkak të kohës së shkurtër.

Presidentja foli edhe për ribashkimin e saj me LDK-në, duke thënë se ky vendim është mbështetur dhe mirëpritur më mirë sesa e kishte pritur edhe ajo vetë.

“Mikpritja ka qenë e jashtëzakonshme, shumë e afërt, shumë më e ngrohtë sesa ka pritur kushdo, përfshirë edhe unë personalisht. Unë i njoh të gjithë aktivistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, përveç disave që janë kyçur tani së fundmi. Me ta kemi punuar në kohë të rënda, në kohë të vështira, por me ta kemi punuar edhe në kohë të mira, andaj ky ribashkim edhe për mua edhe për të gjithë aktivistët ka qenë diçka që jo vetëm ka funksionuar, por ka qenë gjëja më e natyrshme”, deklaroi ajo.

Osmani tha se qëllimi i saj është të ndihmojë rikthimin e LDK-së, duke e konsideruar këtë të rëndësishme për demokracinë dhe zhvillimin e Kosovës.

“Unë jam këtu për ta ndihmuar rikthimin e LDK-së. Mendoj se është e shëndetshme për demokracinë e Kosovës, është e domosdoshme për sukseset e Kosovës jo vetëm përbrenda sa i përket zhvillimit dhe investimeve, por mbi të gjitha edhe për integrimin euroatlantik të Kosovës”, tha ajo.

Sipas Osmanit, gjatë kësaj fushate është ndihmuar dinamizimi dhe rienergjizimi i LDK-së, por ajo theksoi se kjo nuk është një rrugë e shkurtër.

“Jam plotësisht e vetëdijshme që kjo nuk është rrugë e shkurtër, është rrugë e gjatë dhe jemi këtu që në këtë rrugë të gjatë të punojmë bashkë, ta përkrahim njëri-tjetrin, me besim të plotë në njëri-tjetrin”, u shpreh ajo.

Poashtu, Osmani tha se besimi është rikthyer jo vetëm te drejtuesit e listës, por edhe te aktivistët dhe qytetarët që, sipas saj, po e mbështesin LDK-në nga Kosova dhe mërgata.

“Ky besim i madh na jep shumë motiv dhe shumë besim edhe neve për të ardhmen që po na pret”, përfundoi ajo.

JU REKOMANDOJMË

Ambasadori gjerman takon përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile para zgjedhjeve në Kosovë

Ambasadori gjerman takon përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile para zgjedhjeve në Kosovë
06/06/2026 - 22:29

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, ku në fokus të diskutimeve ishte rëndësia e...

Më shumëDetails

Osmani: Ka tendencë që çdo gjë të kontrollohet, ky nuk është shteti që parasheh Kushtetuta

Osmani: Ka tendencë që çdo gjë të kontrollohet, ky nuk është shteti që parasheh Kushtetuta
06/06/2026 - 22:12

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për presidente, Vjosa Osmani, ka kritikuar qasjen e pushtetit aktual ndaj institucioneve shtetërore, duke thënë se në vend ekziston një tendencë për...

Më shumëDetails

Abdixhiku për takimet me Kurtin: Që nga fillimi na u bë e qartë se nuk e mbështesin Vjosën për presidente

Abdixhiku për takimet me Kurtin: Që nga fillimi na u bë e qartë se nuk e mbështesin Vjosën për presidente
06/06/2026 - 22:00

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se në takimet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, që nga fillimi...

Më shumëDetails

Igor Simiq tenton t’i mobilizojë serbët me diskurs të viteve ’90 gjatë tubimit në Graçanicë

Igor Simiq tenton t’i mobilizojë serbët me diskurs të viteve ’90 gjatë tubimit në Graçanicë
06/06/2026 - 21:52

Anëtari i kryesisë së Listës Srpska gjatë një tubimi sot në Graçanicë ka shpërthyer në gjuhë nacionaliste në përpjekje për të mobilizuar serbët lokalë në zgjedhjet e 7...

Më shumëDetails

Përfundon votimi në ambasada dhe konsullata, MPJD falënderon bashkatdhetarët për pjesëmarrjen

Përfundon votimi në ambasada dhe konsullata, MPJD falënderon bashkatdhetarët për pjesëmarrjen
06/06/2026 - 20:56

Ka përfunduar procesi i votimit të qytetarëve të Kosovës në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të vendit në diasporë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka shprehur...

Më shumëDetails

KQZ sqaron videon me kutinë e votimit në Rahovec: Material zgjedhor jo-sensitiv, ngjarja jashtë QKN-së

KQZ sqaron videon me kutinë e votimit në Rahovec: Material zgjedhor jo-sensitiv, ngjarja jashtë QKN-së
06/06/2026 - 20:39

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), përmes Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjete sociale ku shihen dy persona me një kuti votimi,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • PDK publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë

    PDK publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47
  • “Konjufca doli keq në debat sepse çështjet ishin të pambrojtshme”, Ymeri: Ismaili dhe Kica-Xhelilin si më të mirët në debat

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Mu ka pështjellë emri”, u arrestua për fajde, flet biznismeni Habib Tafaj: Jam i pastër, personat s’i njoh

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Analisti Hoxha: Edhe Lorik Maxhuni e paska deklasu ni zëvendesministre, Zoti hajr e boft

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Lorik Maxhuni i PDK-së e bën ‘horë’ zëvendësministren e Ekonomisë nga VV, ajo nuk e di sa është parashikimi për rritjen e GDP-së për vitin 2026

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë