Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje si rend dite është një raport i sekretariatit të KQZ-së lidhur me përgatitjet për procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen, më 28 dhjetor 2025.
Sipas njoftimit mbledhja do të mbahet duke filluar nga ora 13:30.













