Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KQZ merr vendim për mënyrën e votimit për personat mbi 80 vjeç

16/12/2025 - 16:23
në Kryesore, Lajme
A A
KQZ merr vendim për mënyrën e votimit për personat mbi 80 vjeç
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që qytetarët me të drejtë vote mbi moshën 80 vjeç, të cilët aplikojnë për t’u regjistruar si votues me nevoja të veçanta për të votuar përmes ekipeve mobile në ditën e zgjedhjeve, nuk kanë nevojë të paraqesin certifikatë apo diagnozë mjekësore.

Fillimisht propozimi ishte që personat mbi moshën 75 vjeç të mos u kërkohet dëshmia mjekësore, por pas diskutimeve në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u vendos mosha 80 vjeç.

Duke u mbështetur në të dhënat nga lista votuese e certifikuar nga KQZ, numri i qytetarëve me të drejtë vote mbi 80 vjeç, është 48,977 votues.

Arianit Elshani nga Këshilli për Operacione Zgjedhore, tha se përmes këtij propozimi po synohet që personat mbi 75 vjeç të mos ia bashkëngjisin aplikimit për t’u regjistruar si votues me nevoja të veçanta.

“Personat mbi 75 vite gjatë aplikimit për regjistrim për votim në shtëpitë e tyre të mos obligohen të bashkëngjisin dokumente shëndetësore për statusin e tyre për të arsyetuar pse duan të votojnë nga shtëpia. Prandaj, është anashkalim i rregullores dhe në këtë rast personat e moshës 75 vjeç e më shumë të obligohen të bashkëngjisin në platformën e KQZ-së dokumentin e vlefshëm të identifikimit dhe një fotografi të votuesit duke e mbajtur dokumentin identifikues në dorë“, tha Elshani.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha senë rast se ka aplikime në numër të madh për votim nga shtëpia do ta cenojë numrin e fletëvotimeve që janë në dispozicion.

Ai tha se janë mbi 100 mijë votues që i takojnë moshës mbi 75 vjeç.

“Është aspekti që e bënë të vështirë në rast se kemi numër të madh të aplikimit, kjo ndikon në materialet zgjedhor që ne i kemi planifikuar dhe jemi në proces të përfundimit dhe pranimit të këtyre materialeve. Është rasti i fletëvotimeve që janë shtypur në Slloveni për çka KQZ, ka marrë vendim për numrin e fletëvotimeve që duhet të shtypen kategoria me nevoja të veçanta, votojnë përmes fletëvotimeve rezervë që ne i parashikojmë për këtë kategori të votuesve”, tha ai.

Kurse, anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi deklaroi se ndryshimi nuk është problematik nëse respektohen detyrimet institucionale.

“Mendoj që nuk ka diçka të keqe anashkalimi i rregullores në mënyrë që të sigurohet gjithëpërfshirja e qytetarëve, por pa i anashkaluar të drejtat dhe obligimet si të institucioneve ashtu edhe të qytetarëve që kanë”, tha ai.

Ndërsa, Sami Hamiti anëtari i KQZ-së nga Lidhja Demokratike e Kosovës u dakordua që zgjidhja më e mirë është mosha .

Po në këtë mbledhje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi grupin e parë me 283 vëzhguesë për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Besnik Buzhala, drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, tha se janë 17 organizata vëzhguese të cilat kanë aplikuar dhe i plotësojnë kriteret ligjore.

Prej tyre tri janë Organizata Joqeveritare, tri ambasada dhe 11 media.

“Zyra ka përgatitur rekomandimin për 17 organizata vëzhguese të cilat organizata plotësojnë kriteret ligjore siç janë përcaktuar në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe rregulloret zgjedhore përkatëse. Po i rekomandoj një nga një e para është Institucioni i Avokatit të Popullit që ka paraqitur kërkesë për akreditimin si organizatë vëzhgues dhe vëzhguesit individual të saj gjithsej 66 vëzhguesë. …në kuadër të organizatave vëzhguese të llojit përfaqësi diplomatike në Republikën e Kosovës janë gjithsej 2 e para është Ambasada Britaneze në Prishtinë e cila ka aplikuar për akreditim me 7 vëzhgues… Po ashtu, ka aplikuar për vëzhgim edhe Ambasada e Japoninë në Kosovë me tre vëzhguesë …në kuadër të llojit organizata jo qeveritare janë si në vijim, OJQ Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese BIRN Kosova ka aplikuar gjithsej me 46 vëzhgues etj”, tha ai.

Sqarime rreth akreditimit apo jo të Institutit të Kosovës për Drejtësi si vëzhgues në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Elshani tha se kërkesa është në trajtim e sipër.

“Në statutin e kësaj organizate ceken kushtet e veprimit, po asnjëra nga fushat e veprimit nuk ka të bëjë me zgjedhjet dhe të drejtat e njeriut siç përcaktohet në ligjin për zgjedhjet dhe rregullore. Në anën tjetër ajo që kemi parë tek kjo organizatë është që organizata në fjalë ka publikime të tëra lidhur me drejtësinë në zgjidhje dhe lidhur me këtë zyra është duke e trajtuar seriozisht aplikimin e saj sepse ne shohim publikimet në raport me zgjedhjet dhe fusha ku ata merren me zgjedhje është drejtësia në zgjedhje edhe kjo ka na ka bërë me shqyrtuar kërkesën e kësaj organizate. Jemi në shqyrtim e sipër besoj në mbledhjen e radhës zyra do të vijë me një rekomandim. Por, në kuadër të statutit Zyra e ka vlerësuar drejtë aplikimin e kësaj organizate jo qeveritare”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

“Vjosa ose ngrihet si anti-Albin ose dështon”, Blerim Latifi: Është ngritur si anti-Thaç, nuk është më ajo

“Vjosa ose ngrihet si anti-Albin ose dështon”, Blerim Latifi: Është ngritur si anti-Thaç, nuk është më ajo
24/03/2026 - 01:00

Analisti Blerim Latifi tha në Pressing në T7 se Vjosa Osmani, “është ngritë si anti-Thaç”, dhe tash nëse “hyn në politikë nuk është më ajo e njëjta”. Latifi...

Më shumëDetails

Ky është i dyshuari për plagosjen e Inspektorit policor në Prishtinë

Ky është i dyshuari për plagosjen e Inspektorit policor në Prishtinë
24/03/2026 - 00:55

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri i plagosur ka mbetur një inspektor...

Më shumëDetails

E dhimbshme: 17-vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Gjermani

E dhimbshme: 17-vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Gjermani
24/03/2026 - 00:49

Anik Avdullah Babatinca, 17 vjeç ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në Gjermani. Familjarët e tij kanë bërë me dije se trupi i tij do të sjellët...

Më shumëDetails

“Hajde 1 minutë deri jashtë”, detaje ekskluzive se si u plagos inspektori në Prishtinë

“Hajde 1 minutë deri jashtë”, detaje ekskluzive se si u plagos inspektori në Prishtinë
23/03/2026 - 22:31

Një mosmarrëveshje ka quar në plagosjen e një personi sonte në mbrëmje tek “Rruga B” në Prishtinë. Mësohet se i plagosuri është Inspektori i IPK-së Arsim Beqiri. Sipas...

Më shumëDetails

Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë
23/03/2026 - 21:35

Një inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës është plagosur sonte në lagjjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Veriu.info mëson se inspektori policor i plagosur është Arsim Beqiri nga...

Më shumëDetails

Sa ishte sot çmimi i naftës në Kosovë dhe vendet ku jetojnë bashkatdhetarët

Sa ishte sot çmimi i naftës në Kosovë dhe vendet ku jetojnë bashkatdhetarët
23/03/2026 - 20:59

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve të çmimeve apo situatave sikurse ajo në Iran. Por, vendet e rajonit kanë ndërmarrë masa për të përballuar rritjen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    245 Shpërndaje
    Shpërndaje 98 Tweet 61
  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    679 Shpërndaje
    Shpërndaje 272 Tweet 170
  • “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Osmani thumbon Abdixhikun nga çajtorja e Llapit: Duhet me ia marrë xhygymat

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë