Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nesër do organizojë tërheqjen për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime.
Organizimi do zhvillohet duke filluar nga ora 11:00, në Swiss Diamond.
‘‘Ftesë për media | Tërheqja e shortit | E shtunë, ora 11:00, “Swiss Diamond” ju njoftoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike nw fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026. Datë: 16 maj 2026 Ora: 11:00 Vendi: “Swiss Diamond”, Prishtinë.’’, ka njoftuar KQZ’ja.












