Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se në orën 20:00, kanë nisur të numërohen pjesa e fundit e fletëvotimeve, që janë 3 mijë sosh.
Ai ka thënë se popas numërimit të këtyre votave mbaron procesi numërimit.
Elezi tha se sipas ligjit, partitë kanë drejtë ankese në PZAP.
“Mund t’iu konfirmoj se sonte, rreth orës 20:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve, mbi 3 mijë, që gjatë ditës janë sjellur në Kosovë. Numërimi i këtyre fletëvotiimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor. Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, ka thënë ai. /Gazeta Express










