Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KQZ përmbyll numërimin e votave nga jashtë vendit, në proces është rinumërimi i 5 vendvotimeve dhe votat me kusht

21/10/2025 - 10:43
në Kryesore, Lajme
A A
KQZ përmbyll numërimin e votave nga jashtë vendit, në proces është rinumërimi i 5 vendvotimeve dhe votat me kusht
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur fazën e numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit, ndërsa po vazhdon me rinumërime të urdhëruara nga PZAP-i dhe me numërimin votave me kusht dhe të atyre të votuesve me nevoja të veçanta.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, procesi i numërimit të votave nga jashtë Kosovës është përmbyllur të hënën rreth mesnatës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

“Të hënën rreth mesnatës, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës. Këto fletëvotime i takojnë procesit të votimit jashtë Kosovës, i realizuar përmes postës nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025, të cilat janë tërhequr nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë”, tha Elezi.

Sipas KQZ-së, të martën në mëngjes, në QNR ka filluar rinumërimi i 5 vendvotimeve, në bazë të vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Këto vendvotime ndodhen në komunat Mitrovicë e Jugut (1110/01 dhe 1110/06), Kamenicë (1019/01 dhe 1020/01), dhe Podujevë (1807/02).

Po ashtu, gjatë ditës së sotme pritet të nisë edhe numërimi i fletëvotimeve me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta. Votimi me kusht është zhvilluar në 54 vendvotime speciale në 38 komuna, ndërsa për personat me nevoja të veçanta është mundësuar votimi jashtë vendvotimeve, përmes ekipeve mobile.

Sipas KQZ-së, procesi do të nisë me komunat Deçan, Istog, Kaçanik, Fushë Kosovë, Kamenicë, Shtërpcë, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug dhe Mitrovicë e Veriut, në të cilat tashmë është përmbyllur skanimi i listës së votuesve.

Sipas KQZ-së, në votimin me kusht janë më shumë se 2,119 zarfe me fletëvotime, që i përkasin të dyja llojeve të zgjedhjeve – për kryetarë komunash dhe për kuvendet komunale. Ndërkohë, më shumë se 3,467 votues me nevoja të veçanta ishin të regjistruar për të votuar përmes ekipeve mobile.

Zëdhënësi Elezi theksoi edhe rëndësinë e procesit të skanimit të listave të votuesve që po zhvillohet paralelisht në QNR.

“Ky hap është thelbësor për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor, pasi skanimi mundëson krahasimin e pjesëmarrësve në votim në vendvotimet e rregullta me ata që kanë votuar me kusht. Qëllimi është të identifikohen rastet eventuale kur një person ka votuar dy herë: në vendvotimin e rregullt dhe në atë me kusht,” u shpreh Elezi.

Pas përfundimit të numërimit të fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe nga votimi i personave me nevoja të veçanta, KQZ do të mund të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhejve të 12 tetorit.

JU REKOMANDOJMË

Çfarë dihet për sulmin e dyshuar ndaj rezidencës së Putinit?
Lajme

Çfarë dihet për sulmin e dyshuar ndaj rezidencës së Putinit?

31/12/2025 - 09:39
Më të votuarit e PDK-së deri tash, Hamza prin bindshëm, pas tij Arian Tahiri e Përparim Gruda
Lajme

Më të votuarit e PDK-së deri tash, Hamza prin bindshëm, pas tij Arian Tahiri e Përparim Gruda

31/12/2025 - 09:30
Peci: Hapja e urave në veri është pjesë e fushatës zgjedhore, por çfarë pas 12 tetorit?
Lajme

Peci: Gabimi më i madh është të mendosh se rugovizmi është anti-PDK dhe pro-VV, Rugova e donte pluralizmin

31/12/2025 - 08:53
Ironiza Berisha: ‘Pasi deputetët me muaj të tërë po tallen me popullin, sot paskan fillu të tjerët të tallen me ata’
Lajme

Berisha: Mërgimtarin që festoi me “kusia” e ftova në vitin 1998 që t’i bashkohej luftës, më tha që ka problem me zemër

31/12/2025 - 08:47
Afër 69 % e kutive të votimit të numëruara – Këto janë rezultatet e përditësuara në mëngjes
Lajme

Afër 69 % e kutive të votimit të numëruara – Këto janë rezultatet e përditësuara në mëngjes

31/12/2025 - 08:16
71 deputetë të legjislaturës së 9-të pritet të jenë edhe në të 10-n
Lajme

71 deputetë të legjislaturës së 9-të pritet të jenë edhe në të 10-n

31/12/2025 - 08:13

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Numërohen mbi 60% të votave, këta janë më të votuarit në PDK

    Numërohen mbi 60% të votave, këta janë më të votuarit në PDK

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Më të votuarit në LDK pas numërimit të mbi 60% të votave

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Përditësohen rezultatet, kandidatët më të votuar nga VV, PDK, LDK dhe AAK

    196 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Jep dorëheqje kryetari i degës së PDK-së

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Superzbritje në Emona Center për festën e Vitit të Ri

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë