Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhje sot në orën 13:30.
Një prej pikave është edhe raportimi rreth vlerësimit për rishpërndarje të buxhetit të aprovuar të KQZ-së, për vitin 2025 për zgjedhjet lokale.
Pikë tjetër e rendit të ditës është edhe shqyrtimi dhe miratimi i procedurës standard të veprimit për krijimin e listës së votuesve.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen, më 12 tetor të këtij viti.