Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KQZ: Tejkalohet numri i votuesve jashtë Kosovës i vitit 2021 për Zgjedhjet Lokale

25/08/2025 - 11:44
në Kryesore, Lajme
A A
KQZ thirrje diasporës: Pakot me fletëvotime dërgoni vetëm në adresë të kutive postare të KQZ-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të hënën në mëngjes, zyrtarët e shërbimit votues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë nisur javën e fundit të shqyrtimit të aplikimeve për regjistrimin e shtetasve që jetojnë jashtë Kosovës për të votuar me postë në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit 2025.

Që nga data 23 korrik, zyrtarët kanë punuar çdo ditë nga ora 08:00 deri në mesnatë, duke shqyrtuar mijëra aplikime të paraqitura përmes platformës elektronike të KQZ-së.

“Prej më shumë se një muaji, në shtatë ditë të javës, dhjetëra zyrtarë të shërbimit votues, kanë shqyrtuar aplikimet për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës dhe brenda një kohe të shpejtë kanë kthyer përgjigje për çdo aplikues,” tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai bëri të ditur se deri më 24 gusht, përmes platformës diaspora.kqz-ks.org janë pranuar 26,480 aplikime për regjistrim për votim me postë, nga të cilat janë aprovuar 21,291, ndërsa 5,186 janë refuzuar.

Sipas KQZ-së, arsyeja më e shpeshtë e refuzimeve është mungesa e dokumenteve që dëshmojnë adresën e aplikuesve jashtë Kosovës. Secilit aplikues i është dërguar një njoftim me arsyet e refuzimit dhe mundësinë për të riaplikuar duke plotësuar kushtet e nevojshme.

“Afati për regjistrim do të mbyllet këtë të premte, më 29 gusht”, ka sqaruar Elezi.

Krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare të 9 shkurtit 2025, kur ishin regjistruar rreth 105 mijë votues nga diaspora, interesimi për këto zgjedhje është më i ulët. Megjithatë, krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2021, numri i të regjistruarve është më i lartë.

“Numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit është më i ulët se në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të 9 shkurtit 2025. Megjithatë, sipas të dhënave të deritashme është tejkaluar numri i votuesve të regjistruar në Zgjedhjet Lokale të vitit 2021, që ishte mbi 15,500”, tha Elezi.

Sipas KQZ-së, vetëm qytetarët që regjistrohen brenda afatit do të kenë të drejtë të votojnë përmes postës. Procesi i votimit për votuesit jashtë Kosovës do të zhvillohet nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025.

JU REKOMANDOJMË

Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav

Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav
16/03/2026 - 15:54

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Bashkimi Evropian në Kosovë, Aivo Orav. Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Zyra e...

Më shumëDetails

Shuhet një degë e listës GUXO, rreshtohen me Vjosa Osmanin

Shuhet një degë e listës GUXO, rreshtohen me Vjosa Osmanin
16/03/2026 - 15:43

Koordinatori i partisë Guxo për diasporë, Kujtim Hajdaj, ka njoftuar se dega e kësaj partie në Belgjikë ka vendosur të pushojë aktivitetin politik. Sipas tij, ky vendim është...

Më shumëDetails

“Pritjet nuk kanë qenë të marr lëndë nëpër korridore”: Jeton Koca shpjegon arsyet e dorëheqjes nga Prokuroria

“Pritjet nuk kanë qenë të marr lëndë nëpër korridore”: Jeton Koca shpjegon arsyet e dorëheqjes nga Prokuroria
16/03/2026 - 15:24

Prokurori Jeton Koca ka folur pas dorëheqjes nga pozita e prokurorit të shtetit. Ai, në një deklaratë për Betimin për Drejtësi, përmendi disa problematika që pretendon se bashkë...

Më shumëDetails

“Mashtrimet e Kurtit”, Rinia e PDK-së me aksion para qeverisë, zbrasin thesin me letra

“Mashtrimet e Kurtit”, Rinia e PDK-së me aksion para qeverisë, zbrasin thesin me letra
16/03/2026 - 15:07

Rinia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një aksion para Qeverisë së Kosovës, ku te shkallët e hyrjes së këtij objekti ka hedhur letra me mbishkrime sikur  “mashtrimet e...

Më shumëDetails

Aksion policor në Prizren: Pesë të dyshuar për fajde – një i arrestuar, katër në kërkim

Policia shpall në kërkim mbi 160 persona në veri
16/03/2026 - 14:49

Një aksion i gjerë i Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar ka goditur sot një grup kriminal në Prizren, i cili dyshohet se përmes fajdesë dhe dhunës...

Më shumëDetails

Deputetja e AAK-së: Ftesa për takime me opozitën është veç lojë e Kurtit

Deputetja e AAK-së: Ftesa për takime me opozitën është veç lojë e Kurtit
16/03/2026 - 14:10

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, tha se ftesat e kryeministrit Kurti për takim me opozitën janë lojëra të tij për të fajësuar opozitën për moszgjidhjen e presidentit. Deputetja...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ky është personi i vrarë në Gjakovë, vëllau tjetër është i plagosur

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë