Nezir Kraki i cili ka marrë një numër të konsiderueshëm votash për deputet si kandidat në Listën Guxo në koalicion me Vetëvendosjen, thotë se ‘matematikisht’ dhe sipas ‘një matematike të tijën’, lista e Vetëvendosjes do t’i marrë edhe 60 mijë vota plus, pas numërimit të votave të diasporës.
“Votat e diasporës, nëse e replikojmë përqindjen që ka pasë lista e njëjtë para katër viteve, i bie se matematikisht ne do i kapim me diasporën dhe ato me kusht, ne duhet ta tejkalojmë ndoshta sipas një matematike timen, duhet të kalohen 60 mijë vota plus.
Kjo do të na mundësonte sipas të gjitha gjasave t’i kemi të paktën tri ulëse shtesë.
Atëkohë lista i ka pasë mbi 70% të votave të diasporës. Tash edhe nëse i zbresim në 60% prapë arrihet ajo që thashë. Ky është opsioni.
Version që mendoj se ka gjasa të arrihet është që prapë të shkojë në përqindje me votat e diasporës, tre mandante gjithsesi.
Sipas të gjitha krahasimeve që mund të bëhen sepse edhe numri i votave të diasporës është më i lartë sesa zgjedhjet e kaluara.
Nuk jemi në atë, po mendoj nuk jam sonte këtu të flas në emër të listës apo…mendoj që fitorja është e qartë, qeveria do të krijohet prej fituesit se opsion tjetër në demokraci, nuk ndodh shpesh, fituesi me ia dorëzu medaljen të dytit apo të tretit me të cilin ka distancë shumë të madhe, nuk ndodhë”, tha ai në ATV.