Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tara emocionohet në Gjykatë: Kush janë këta kri’minela, armiq të UÇK-së e pavarësisë së Kosovës

25/02/2025 - 14:16
në Lajme
A A
Komandant “Hoxha” nis dëshminë në Hagë: Betohem në emër të ligjeve tuaja, nëse ekzistojnë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komandanti Ismet Tara e ka mbyllur dëshminë në Hagë.

Ai ka mbajtur një fjalim para përmbylljes së dëshmisë, ku ka përshkruar gjithë historinë e intervistimit të tij.

Ai ka treguar detaje të takimeve me prokuroren.

“Shënimet që kam marrë pas çdo takimi. Paraqitja ime në Gjykatën e Hagës është bërë me datë 14.02.2025 ku më janë bërë të njohura të drejtat e mia. E kemi vazhduar leximin e intervistimit të vitit 2019 qëkam dhënë në plotni të njëjtës gjykatës. Pas 15.02, më janë dhënë intervistime të lexoj në hotelin ku kam fjetur. Më 17 shkurt 2025 kemi vazhduar me ekipin e prokurores për daljen në dëshmi, procedura është zhvilluar pa far problemi, të njëjtën procedurë kemi bërë edhe të martën me datë 18.02.2025. Deri vonë pa asnjë problem”, tha Tara, raporton Nacionale.

Ai më pas tregoi se si ia prezantuan raportin, e famshëm tashmë, dhe çka shkruante aty.

“Por, me datën 19.02.2025 të mërkurën e kemi vazhduar prap deri dikund në mesditë pa problem, deri afër orës 12. Në mesditë kur prokurorja ma paraqiti një dokument të vitit 2019 të intervistimit tim. Kur fillova ta lexoj më kaploi dridhje dhe frikë se çka lexoja, mendoja të bërtas, çfarë janë këta njerëz, çfarë na përgatitën, kush janë këta kriminela. Më tha që janë fjalë të tyre, e jo fjalë të tua. Kur pashë se dokumenti ishte nënshkruar nga ekipi i intervistuesve të mi. Leximin e bëri përkhyesja ime, duke qarë ndryshova mendimin për gjykatën, hetuesit, dhe prokurorët, se janë armiqtë e mi, të UÇK-së, pavarësisë së Kosovës dhe popullit. Kërkova sqarime duke kërkuar e sharë intervistuesit e mi si kanë guxuar të më rrezikojnë. Tradhtarë të luftës, dhe të martirëve. Prej dokumentit më kujtohet vetëm të zezat që më janë përshkruar”, tha Tara.

Komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, ka treguar detaje lidhur me dokumentin të cilin pretendon se e ka zhdukur Prokuroria e Hagës.

Tara duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Kadri Veselit, tha se në atë dokument i janë mveshur deklarata se UÇK-ja “ka vrarë civilë”.

“Ky dokument është zhdukur prej prokurores time, është dokument i cili është përshkruar më 2019 nga të gjithë ata hetues dhe prokurorë, që kam dhënë intervistë për 32 orë. Ai dokument nuk është përshkruar në prezencën time, nuk më është treguar, dhe as nuk e kam nënshkruar dhe as nuk kam pasur njohuri për të qe 5 vite, me datën 19 të mërkurën në përgatitjen time me stafin e prokurores, më është treguar ai dokument për herë të parë. Ai dokument përshkruan Tarën sikurse Ismet Tara ka thënë se Tara di shumë krime që kanë ndodhur, krime që ka bërë UÇK-ja, që ka vrarë civilë, jonjerëzore, sipas atyre. Janë dy fleta të cilat nuk i kam nënshkruar unë kurrë, nuk më janë dhënë kurrë, për herë të parë më janë zbuluar për herë të parë nga prokurorja e cila e ka zhdukur këtë dokument”, tha Tara, raporton Nacionale.

Sipas Tarës, ky dokument ndërlidhet me intervistimin e vitit 2019.

“Ai dokument mu më është thënë se është i stafit tim intervistues për 32 orë në vitin 2019. Por kurrë atë dokument as nuk e kam parë, as nuk e kam diskutuar me mua, as nuk më është dhënë për ta parë. Është përshkrimi gjeneral se qysh ata e kanë cilësuar intervistimin tim. Me atë përshkrim ma kanë rrezikuar jetën time, familjen time”, tha Tara më tutje.

Sipas komandant ‘Hoxhës’, ai dokument është përshkrim i egër i dëshirave të Prokurorisë.

“Më është thënë nga prokurorja se ky dokument është përshkruar nga intervistimi im, dhe më ka thënë a e ke parë, a e ke nënshkruar. Kur kam filluar ta lexojë këtë dokument kam nisur të qajë. Jam i rrezikuar në lidhje me atë dokument nëse nuk paraqitet të shqyrtohet dhe të bëhet i njohur, dhe ai përshkrim është i egër i dëshirave të tyre”, tha më tutje Ismet Tara.

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, tha se do të kërkojnë nga Prokuroria që t’ua ofrojë këtë dokument.

“Dëshiroj që të njoftoj ZPS-në që ne do të kërkojmë dokumentin që përmendi dëshmitari në procesverbal sepse ai dha një përshkrim të hollësishëm të dokumentit dhe tha se është dokument i brendshëm i ZPS-së dhe që ai e ka parë për herë të parë gjatë seancës përgatitore, kështu që unë do e njoftoj Prokurorinë që do i bëj kërkesë ZPS-së që të na e japë këtë dokumentin sa më shpejtë që të jetë e mundur. Në qoftë se është një dokument i brendshëm duhet të na i japin arsyet për këtë”, tha Dixon.

Prokuroria e Hagës ka thënë se një dokument i tillë nuk ekziston.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë