Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka mbrojtur fuqishëm idenë e votimit të fshehtë në Kuvend, duke e cilësuar atë si një prej shprehjeve më të larta të vullnetit demokratik.
“Vota e fshehtë, fshehtësia kur shprehet vullneti i individit, është kulmi i demokracisë. Ne të gjithë në zgjedhje votojmë fshehtë dhe kjo ideja që duhet votuar vetëm hapur… shikoni rregullat janë të qarta në Kuvend, votimi i fshehtë nuk është konsideruar jokushtetues,” ka deklaruar Kraki.
Ai ka reaguar ndaj zërave që pretendojnë se mazhoranca mund të kërkojë vota nga Lista Serbe.
Sipas tij, kjo është vetëm një “presupozim apo halucinacion”.
“Jo, se para se të shpresojmë te vota e Listës Serbe janë rreth 50 deputetë shqiptarë që jam i bindur që shumë prej tyre do rreshtoheshin me shtetin në momentin që votimi i fshehtë atyre ua mundëson të dalin nga turma,” tha Kraki.