Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka kritikuar qeverinë në detyrë duke thënë se po i trajton qytetarët si të dorës së dytë, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
“Çmimet e artikujve bazë dhe rryma u ngritën gjtihandej, ndërsa për veriun “e çliruar” çmimet për energji nuk po ngriten!”, është shprehur Krasniqi.
Postimi i plotë:
Qeveria po godet qytetarët!
Pse po i trajtoni qytetarët si interes të dorës së dytë?
Çmimet e artikujve bazë dhe rryma u ngritën gjtihandej, ndërsa për veriun “e çliruar” çmimet për energji nuk po ngriten!
Kjo është një padrejtësi e pastër dhe ndarje e hapur mes qytetarëve. Populli po vuan, ndërsa qeveria vazhdon me veprime të pasinqerta.
Sanksione, shtrejtime, mos njohje dhe mos anëtarësime. Për këto veprime do të mbaheni në mend.
Duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo veprim që e rëndon jetesën e popullit. Mjaft me këtë politikë ndëshkuese sepse qytetarët nuk janë fajtorë për paaftësinë tuaj.