Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shpallet konkursi për 21 prokurorë të rinj

30/04/2025 - 14:50
në Lajme
A A
Deklaratat e Kurtit për sulmin në Banjskë/ KPK: Kryeministër rri larg sistemit prokurorial, mos ndërhyr në punën e tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka hapur konkurs për 21 prokurorë të rijnë që do t’i shtohen sistemit. Ky konkurs do të jetë i hapur nga 19 maji deri më 1 qershor.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial i Kosovës, Ardian Hajdaraj, ka deklaruar se duhet t’u jepet përparësi komuniteteve pakicë dhe gjithashtu ka kërkuar që konkursi të promovohet edhe në gjuhën serbe.

Duke folur për datën e hapjes së konkursit, ai ka thënë se arsyeja pse janë caktuar këto data është se janë në proces të rregullimit të aplikimit online dhe gjatë kësaj kohe do të testohet, dhe do të jetë i gatshëm për aplikim.

Në mbledhje, kryetar i komisionit vlerësues u vendos të jetë Ardian Hajdaraj, ndërsa anëtarë do të jenë: Arian Gashi, Dardan Vuniqi, Bahri Hyseni dhe Florie Shamolli. Kurse, anëtarë rezervë do të jenë prokurori Ramadan Koro dhe Visar Krasniqi.

Kurse në komisionin për rishqyrtim kryesuese do të jetë Jehona Grantolli, e anëtarë Aleksandër Lumezi dhe Ikramije Bojaxhiu, ndërsa anëtarë shtesë Milot Krasniqi dhe Laura Pula.

Gjithashtu, me kërkesë të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, u hap konkursi i brendshëm për avancimin e dy prokurorëve në Departamentin për të mitur.

Kërkesa e kryeprokurorit ishte që katër prokurorë të avancohen, por këshilli vlerësoi që në këtë fazë të avancohen vetëm dy. Shpallja do të jetë e hapur për 15 ditë, nga 5 maji.

Ndërsa, prokurorja Albana Parduzi dhe prokurori Atnor Skoro, u avancuan në Departamentin për krime të rënda. Parduzi është prokurore në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ndërsa Skoro është prokuror në Prokurorinë Themelore në Prizren.

Në mbledhje, Këshilli Prokurorial me 11 vota për dhe asnjë kundër, votoi që këta prokurorë të avancohen në DKR.

Ndërsa, prokurori Kujtim Munishi me 8 vota për është zgjedhur Koordinator kombëtar për luftimin e krimit ekonomik. Në garë për këtë pozitë ishte edhe koordinatori aktual, Shqipdon Fazliu, i cili mori dy vota për dhe një abstenim.

Paraprakisht, për plotësim-ndryshimin e Rregullores për themelimin dhe funksionalizimin e Koordinatorit kombëtar, anëtari nga radhët e shoqërisë civile, Visar Krasniqi, tha se edhe kjo rregullore është hartuar pa asnjë kriter dhe në 3 nenet e sa, më shumë i ngjan një vendimi sesa rregullores.

Më pas, me 7 vota për, 1 kundër dhe 3 abstenime, u miratua Rregullorja për themelimin dhe funksionalizimin e koordinatorit kombëtar.

Para miratimit, anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Veton Shabani, ka lëshuar mbledhjen e këshillit kur filloi diskutimi për plotësim-ndryshimin e Rregullores për transferimin dhe avancimin e prokurorëve të shtetit. Kjo, sipas tij, nuk mund të miratohet një rregullore pa u harmonizuar më Ligjin për KPK-në. Andaj, me arsyetimin për të mos rënë në konflikt interesi, ai lëshoi mbledhjen.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë