Kryetari i PDK-s, Memli Krasniqi, ka folur pas takimit të thirrur nga Kurti.
Ai deklaroi se nuk është arritur asnjë marrëveshje pasi Kurti nuk ka patur ndryshim në qëndrime.
Krasniqi, ka thënë se nesër, në seancën konstituive, deputetët që e çojnë dorën për komisionin për votim të fshehtë, bëjnë shkelje kushtetuese me vetëdije.
Sipas tij, seanca e nesërme nuk do të jetë e njëjtë me të tjerat, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Duket që kjo nuk do të ndodhë. Nesër nuk është njësoj sikur tri-katër ditët e kaluara. Deputetët që e çojnë dorën për atë komision do të bëjnë shkelje kushtetuese me vetëdije. Kosova s’mund të ketë shkelës të Kushtetutës. Tendenca për të votuar një komision që është antikushtetues është shkelje në vetvete,” ka deklaruar Krasniqi.