Ish deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi i ka reaguar ashpër të “fortes” së VV-së, Dejona Mihali, pas sulmit që ajo ia bëri Përparim Ramës, se kinse është konsumues i narkotikëve.
Krasniqi ka thënë se qytetarët e Prishtinës per dy mandate e kanë zgjedhur Përparim Ramën para “kukullave” të propozuara nga ti, duke aluduar se Dejona Mihali ka përcaktuar kandidaturat e VV-së për kryetar të kryeqytetit në të kaluaren.
Postimi i Rrezarta Krasniqi:
Kush je ti Dejona Mihajlli?
Qytetarët e Prishtinës per dy mandate e kanë zgjedhur Përparim Ramën para “kukullave” të propozuara nga ti.
Kur një figurë pa identitet sikur Dejona e sulmon kryetarin e Prishtinës tregon sa shumë janë traumatizuar nga humbjet që kanë përballë LDK-së dhe Kryetarit Përparim Rama në Prishtinë.
Ti Dejona dhe Kryeministri Kurti keni përgjegjësi që të ofroni siguri për qytetarët e vendit dhe turp ju qoftë për papërgjegjësinë e treguar.













