Kandidatja e Nismës Socialdemokrate për deputete, Arbëresha Krasniqi ka debatuar me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Rexhepin lidhur me shtesat e fëmijëve.
Krasniqi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të krenohet me shtesat për fëmijët, ngaqë siç tha ajo, shuma prej 20 eurosh është e pamjaftueshme për ta.
“20 euro nuk është vlerë që sot mundet me funksionu një fëmijë. Llogarit 25 euro kanë kushtru dy libra me jau ble”, ka thënë Krasniqi.
Ndaj një opioni të tillë ka reaguar Rexhepi.
“Po më vjen keq që po e bën qesi krahasimi që marrin shtesa fëmijët edhe po e thuni që qëllimi ka qenë me i hap gratë xhirollogaritë. Dikush ka nevojë edhe për ato 20-30 euro që i merr”, ka thënë Rexhepi.
“Çka i blen ti fëmijës tënd me 20 euro?”, ka insistuar Krasniqi.