
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arton Demhasaj, ka reaguar ashpër pas deklaratave të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, e cila i referohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe heronjve të saj si “të ashtuquajtur”. Demhasaj e ka quajtur këtë një ofendim të papranueshëm dhe një akt të shkeljes së nderit dhe sakrificës së atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.
“Hera e fundit kur dikush ka përdorur terma të tillë ka qenë në vitin 1999, dhe dihet nga kush. Fatkeqësi e madhe, ta dëgjosh një politikane që, për 20 centimetra karrige, shkel mbi nderin, gjakun dhe sakrificën e bijve më të mirë të kombit. Mjerim. Mjerim. Mjerim. Pa koment!” tha Demhasaj.
Ai shtoi se ky veprim është një turp dhe një mesazh i gabuar për popullin e Kosovës, i cili nuk mund të harrojë sakrificën e UÇK-së dhe dëshmorëve të saj.









