Krasniqi ka përmendur edhe veprimet kriminale dhe sulmet serbe të kryera në veri nga persona që dikur drejtonin këtë parti.
“Të dashur ambasadorë, shqetësimi i vërtetë do të duhej të ishte ngulfatja e ushtrimit të të drejtës demokratike dhe pjesëmarrjes politike të komunitetit serb nga ana e Listës Serbe, e cila, përveç faktit që është pjesëmarrëse direkte në sulmet dhe veprimet kriminale e terroriste kundër rendit kushtetues, gjithashtu kontrollon dhe menaxhon financat e Vuçiqit në Kosovë, duke shantazhuar qytetarët serbë dhe duke i përdorur ato mjete për financimin e kriminelëve që kanë sulmuar, përveç Policisë së Republikës së Kosovës, edhe vet pjesëtarët e KFOR-it, pra bashkëkombasit tuaj. Së dyti, shqetësuese është heshtja juaj ndaj bllokimit që opozita, bashkë me Listën Serbe, po i bëjnë ushtrimit të së drejtës demokratike të mërgatës për të votuar”, ka shkruar ai në Facebook.











