Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi: Jam i bindur që do të përfundojmë në Gjykatën Kushtetuese përsëri – shpresova se LVV do të tërhiqej nga bllokada

29/06/2025 - 13:28
në Lajme
A A
Vëllai i Liridona Ademajt takon nipat e tij pas shumë kohe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Lëvizja Vetëvendosje sot ka “konsumuar një shkelje e Kushtetutës me vetëdije”.

Ai tha se kjo qasje e LVV-së edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është “një nivel i ri jo vetëm i papërgjegjësisë, por i rrezikimit të demokracisë në Kosovë”.

Krasniqi tha se PDK-ja do ta shqyrtojë “qysh sot” mundësinë e dërgimit të shkeljes së sotme, siç thotë, në Gjykatën Kushtetuese. Këtë, ai tha se mund ta bëjë edhe Presidentja apo të tjerët.

“Dhe normalisht që ne do ta shqyrtojmë qysh sot mundësinë e dërgimit të një lënde të re në Gjykatën Kushtetuese. Ndoshta mundet edhe vetë Presidentja. Ndoshta mundet i njëjti grup i deputetëve që e kanë dërguar edhe në të kaluarën. Pse jo, nëse kanë paqartësi, mundet me e çu edhe vetë grupi i Vetëvendosjes, sepse për ata përnjëmend gjithçka është e paqartë, sepse mendojnë se vetë mmënyra qysh e shohin ata realitetin është e vërteta, por nuk është”, tha ai.

Ai tha se LVV-ja po mundohet ta ndryshojë “në mënyrë arbitrare mënyrën e votimit”, me votimin e komisionit, gjë që “ua ndalon aktgjykimi”.

“Një formë ose tjetër, unë jam i bindur që ne do të përfundojmë në Gjykatën Kushtetuese përsëri, sepse nëse deri më 26 korrik nuk përmbushet obligimi që na e ka dhënë aktgjykimi i Gjykatës për ta konstituuar Kuvendin, atëherë përgjigje konkrete në këtë aktgjykim nuk ka. Na mbetet të marrim përgjigje të reja dhe t’i japim vendit zgjidhje”, tha Krasniqi.

Kryetari i PDK-ja tha se ka shpresuar vërtetë që në LVV “do të reflektojnë dhe do të tërhiqen nga bllokada”.

“Por shpresa ime ka qenë vërtet – sidomos pas konsuës së pardjeshme kur nuk u mbajt seanca, që ata do t’i thirrin mendjes së shëndoshë, që do të reflektojnë dhe do të tërhiqen nga bllokada, por siç duket kjo nuk ndodhi”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Deklarohet deputetja e NISMA-s pas bisedës me Agim Bahtirin: Ka deputetë edhe në VV që janë të shqetësuar me këtë situatë
Lajme

Deklarohet deputetja e NISMA-s pas bisedës me Agim Bahtirin: Ka deputetë edhe në VV që janë të shqetësuar me këtë situatë

29/06/2025 - 16:16
Intervistë, Hasani: VV po abuzon, deputetët që nuk e zbatojnë aktgjykimin do duhej të decertifikoheshin
Kryesore

Intervistë, Hasani: VV po abuzon, deputetët që nuk e zbatojnë aktgjykimin do duhej të decertifikoheshin

29/06/2025 - 16:07
Qeveria nuk u përgjigj për dëmet e vërshimeve, Ibrahimi: Neglizhencë totale, komunat i kanë kryer obligimet e tyre…
Lajme

Asociacioni i Komunave reagon ashpër, akuzon Ministrinë e Financave për ndërhyrje të paligjshme në proceset komunale

29/06/2025 - 15:55
Ndodh mrekullia në Shqipëri, policia shpëton katër persona në det
Lajme

Tragjedi në Durrës: Pushuesi gjendet pa shenja jete në det

29/06/2025 - 15:47
Përleshje mes shqiptarëve e serbëve në veri të Mitrovicës
Lajme

Detaje nga rrahja në veri të Mitrovicës, njëri nga të arrestuarit ndalohet për 48 orë

29/06/2025 - 15:30
Dështon tentimi i 18-të për konstituimin e Kuvendit
Kryesore

Kuvendi deklarohet për seancën e sotme konstituive, përmend edhe përplasjen e Deharit me deputetet e ish-opozitës

29/06/2025 - 15:12

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përleshje mes shqiptarëve e serbëve në veri të Mitrovicës

    Përleshje mes shqiptarëve e serbëve në veri të Mitrovicës

    218 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 55
  • Drejtori sportiv i FC Vushtrria, Liridon Ahmeti me pagë më të ‘majme’ se sa futbollisti më i paguar (Dokument)

    196 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Pjepër me përmbajtje që rrit rrezikun e kancerit! AUV ndalon importin e “Ballkan Fruits”, shkak niveli i lartë i nitrateve (Dokument)

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Sulmohet fizikisht zyrtari policor në Vushtrri

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kurti e pëson keq në konferencë përballë gazetarëve, pyetja e “vështirë” i merr përgjigje në pak sekonda

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë