Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi kritikon Qeverinë: Viti më i keq në integrimet evropiane, dështoi në njohje e anëtarësime

02/01/2025 - 16:54
në Kryesore, Lajme
A A
Krasniqi kritikon Qeverinë: Viti më i keq në integrimet evropiane, dështoi në njohje e anëtarësime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e cila po ashtu është kandidate për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit, në një prononcim për Gazeta Blic, ka treguar se si ka qenë Kosova gjatë vitit 2024 në fushën e integrimeve evropiane, derisa ka thënë se ka qenë viti më i keq që nga shpallja e pavarësisë.

Ajo ka përmendur sanksionet e BE-së ndaj Kosovës.

“Kosova ka pasur vitin më të keq që nga shpallja e Pavarësisë sa i përket integrimeve evropiane dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në përgjithësi. Viti 2024 ishte viti kur u zbatuan masat e aplikuara nga BE-ja të cilat kanë ndikim tejet negativ si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik. Vetëm në disa sektore të caktuara janë ngrirë rreth 290 milionë euro asistencë dhe grante nga Bashkimi Evropian”, është shprehur Krasniqi.

Deputetja ka kritikuar qeverinë, në veçanti zv/kryeministrin Bislimi për mungesë të transparencës, për ngrirjen e granteve nga BE-ja.

“Qeveria, në veçanti, Besnik Bislimi ka qenë tërësisht jotransparent në këtë drejtim, pasi ende nuk e ka bërë transparente listën e plotë të projekteve apo shumën totale të granteve/asistencës që i është ngrirë Kosovës. Këto informata mbahen fshehtë qëllimisht që populli mos ta kuptoj dëmin e madh të shkaktuar nga kjo qeveri si pasojë e këtyre masave. E krejt kjo ka ardhur për shkak të paaftësisë së kësaj qeverie dhe mospërmbushjes së obligimeve që kanë marrë për sipër”, ka theksuar ajo për Gazeta Blic.

Ajo thotë se e gjithë kjo është theksuar në Raportin e Progresit, që është më i dobëti që ka pasur Kosova.

“Për të rikonfirmuar këtë mjafton të lexohet Raporti i Vendit (Progresit) për vitin 2024, i cili është raporti më i dobët që ka pranuar Kosova ndonjë herë. Thuajse çdo fushë përcillet me termin “progres i kufizuar”, evidentohet moszbatimi i rekomandimeve të dhëna në Raportin e Vendit të vitit 2023, të cilat qeveria e ka obligim t’i zbatojë, më pas theksohet refuzimi i këshillave të BE-së dhe Komisionit të Venedikut për ligje shumë të rëndësishme për funksionimin demokratik siç janë rregullimi i sistemit gjyqësor dhe medieve. Më tutje, potencohet se prokurimi publik është i brishtë dhe procesi lehtë i korruptueshëm, si dhe tendencat e qeverisë për kontrollin e mediave, në veçanti kapjen e Radio Televizionit të Kosovës”, ka vlerësuar Krasniqi.

Qeveri të dështuar e quan Qeverinë Kurti, deputetja e LDK-së, teksa thotë se nuk pari njohje e as nuk u arrit anëtarësimi i Kosovës në KiE.

“Kur t’i shtojmë këtyre edhe faktet që kjo qeveri nuk arriti ta anëtarësoj Kosovën në Këshillin e Evropës, nuk solli asnjë njohje të re, e mban në pozitë dhe e mbron një ambasador si Martin Berishaj, që ka pranuar fonde të mëdha në llogari të tij nga GEN Serbia, e bën tërë qeverinë të dështuar në relacion me Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet ndërkombëtare”, ka deklaruar deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

JU REKOMANDOJMË

Kryetari i OEK: Bizneset po marrin punëtorë nga Bangladeshi e India, Kosovën po e shohin si vend transit për vendet e BE-së
Kryesore

Rafuna: Bizneset po bëhen gati të dalin në Shqipëri e Maqedoni- shkak tregu i lirë i energjisë

08/06/2025 - 08:43
Trendafilova: Prokuroria mund ta përfundojë rastin e krerëve të UÇK-së në fillim të prillit 2025
Kryesore

Trendafilova arsyeton mosmbajtjen e konferencës në Prishtinë

08/06/2025 - 08:27
Sot temperatura deri në 26 gradë Celsius
Lajme

Parashikimi i motit sot dhe ditëve në vijim

08/06/2025 - 08:20
Momenti kur Policia e Shtetit e largon flamurin e UÇK-së në stadiumin “Air Albania”
Lajme

Momenti kur Policia e Shtetit e largon flamurin e UÇK-së në stadiumin “Air Albania”

07/06/2025 - 22:50
Eksperti amerikan: Kosova të mos presë ndryshime nga lart
Kryesore

Eksperti amerikan: Kosova të mos presë ndryshime nga lart

07/06/2025 - 22:41
Minatorët pa paga, por menaxhmenti  i Trepçës ha dreka luksoze me peshk salmon e birra
Kryesore

Punëtorë të “Trepçës” pa paga për Kurban Bajram, ankohen për diskriminim

07/06/2025 - 22:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

    Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1499 Shpërndaje
    Shpërndaje 600 Tweet 375
  • Këngëtari Labinot Rexha promovoi villën luksoze të eksponentit të VV-së të arrestuar për drogë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Mehmetaj për ministren Rizvanolli: Kjo merret me krim, është versioni grua i Faton Pecit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ramë Lahaj rrenqethë me këngën e Jakup Ferrit në ”Air Albania”, dy orë para ndeshjes së madhe

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë