Analisti politik Milazim Krasniqi ka kritikuar pakon ekonomike të cilën dje e ka miratuar Qeveria e Kosovës, e cila parasheh ndarjen nga 100 euro për pensionistët, studentët, fëmijët dhe punëtorët e sektorit privat.
Ai ka bërë me dije se “lëmosha” 100 euro e qeverise është më shumë fyerje se sa ndihmë.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se kjo shumë është më pak se shpenzimet e tij për shërbime mjekësore.
“Lemosha 100 euro e qeverise, me shume eshte fyerje se sa ndihme. Ja pse! Shpenzimet e mia sot per sherbime mjekesore jane keshtu: 20 euro vizita, 70 euro CT-ja, 23 euro barna, 12.5 euro analiza laboratorike. Pra, 125 euro vetem sot. Nuk po ankohem, thjesht po e denoncoj idiotesine e kesaj politike. Pra, ne vend se qeveria te na ofroje sigurim shendetesor, tallet me ne, duke tentuar te na poshteroje, si ata qe me njeren dore i japin ndonje cent lypesit ne rruge, ndersa me doren tjeter mbajne hunden qe demek te mos ndyhen nga era e tyre e keqe. Nuk behet shtet kështu”, ka shkruar ai.













