Partia Demokratike e Kosovës ka nisur takime me fillim nga ora 09:00.
Kështu ka bërë të ditur deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi në një intervistë në Klan Kosova.
“Unë i bëj thirrje edhe një herë të gjithë deputetëve dhe partive politike që të bëhen bashkë dhe ta votojnë ligjin në lexim të dytë, dhe besoj se është shumë e rëndësishme që të kalohet ligji”, tha ai.
Sa i përket zgjedhjes së presidentit, Krasniqi tha se nëse votohet ligji mund të ketë vullnet edhe për zgjedhjen e shefit të shtetit.
“Nëse votohet ligji, ka vullnet që të zgjidhet presidenti, por jo të jetë një president partiak, por një president konsensual”, tha deputeti.













