Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar edhe njëherë në lidhje me protestën e 7 gushtit që do të mbahet, për padrejtësitë e Gjykatës Speciale.
“Le të jehojë zëri i secilit që nuk pranon që lufta për liri të njolloset, që historia jonë të rishkruhet padrejtësisht, e që drejtësia të kthehet në padrejtësi”.
“Me çlirimtarët. Për drejtësi. Për Kosovën” – ka shkruar ndër të tjera, Krasniqi.
Postimi i plotë:
Nesër, më 7 gusht, në ora 17:00, mblidhemi të gjithë në sheshin “Skënderbeu” – në një protestë që nuk është thjesht reagim, por një akt ndërgjegjeje kombëtare.
Le të jehojë zëri i secilit që nuk pranon që lufta për liri të njolloset, që historia jonë të rishkruhet padrejtësisht, e që drejtësia të kthehet në padrejtësi.
Me çlirimtarët. Për drejtësi. Për Kosovën.