Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi për rritjen e çmimeve: Dimri do jetë i rëndë, Kurti po rri në ekskursione personale

14/07/2022 - 18:00
në Lajme
A A
Sondazhi i “UBO Consulting”: VV-ja bie në përqindje, ngritet PDK-ja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur për inflacionin në Kosovë, i cili ka arritur në nivelin 14.1 përqind.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se Kosova tanimë është në mesin e shteteve që prijnë në listë në nivel global për normë të inflacionit, shkruan lajmi.net.

Ai ka shtuar se rrjedhimisht, çdo qytetar i Kosovës, mund të blejë më pak produkte e të sigurojë më pak shërbime.

Kreu i partisë më të madhe opozitare tutje ka akuzuar Qeverinë Kurti e cila sipas tij nuk po tregon as vizion e as vullnet për të marrë masa konkrete për të zbutur gjendjen.

“Në kulmin e ngritjes së çmimeve të të gjitha produkteve bazike ushqimore – Kryeministri dhe Qeveria që ai udhëheqë, nuk po tregojnë as vizion, as vullnet e as guxim për të marrë masa konkrete për të zbutur këtë gjendje”, ka shkruar Krasniqi.

“Rritja deri në trefish e çmimit të energjisë, shtrenjtimi i lëndëve djegëse për ngrohje, do të jenë sfidë shumë e rëndë për secilën familje. Çmimet e derivateve dhe të ushqimeve nuk pritet aspak të zbresin. Pandemia po e rikthen intensitetin e saj, e, sipas gjendjes faktike, mundësia për rritjen e pagave është tepër e vogël”, ka shkruar tutje ai.

Krasniqi ka thënë se Kurti, në këtë situatë, po gjen kohë që të qëndrojë jashtë vendi nëpër ekskursione personale të cilat nuk kanë asnjë rezultat për Kosovën.

“Këto paralajmërime, do të duhej të mjaftonin që Qeveria të ndërmerrte masa emergjente qysh sot. Por, jo. Për Kryeministrin, i cili në 100 ditët e fundit gjysmën e tyre e ka kaluar jashtë vendit nëpër ekskursione personale – pa asnjë rezultat për Kosovën, më me rëndësi po dalin të jenë tryezat e debateve dhe takimet shterpe”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë i tij:

Si asnjëherë pas luftës në Kosovë, inflacioni është ngritur në 14.1 për qind. Me këtë përqindje, Kosova është në mesin e shteteve që i prijnë listës në nivelin global, me shkallën më të lartë të zhvlerësimit të parasë.

Rrjedhimisht, me të njëjtat të hyra si deri dje, secili qytetar i vendit tonë, sot blenë më pak produkte e siguron shumë më pak shërbime.

Për dallim nga shtetet tjera, të cilat kanë një ekonomi më të fuqishme dhe përmes masave qeverisëse po lehtësojnë jetën e qytetarëve të tyre, qytetarët e Kosovës kanë mbetur nën mëshirën e fatit.

Në kulmin e ngritjes së çmimeve të të gjitha produkteve bazike ushqimore – Kryeministri dhe Qeveria që ai udhëheqë, nuk po tregojnë as vizion, as vullnet e as guxim për të marrë masa konkrete për të zbutur këtë gjendje.

Fatkeqësisht, më e keqja akoma pritet që të vije për ekonominë dhe qytetarët tanë. Analizat ekonomike paralajmërojnë se dimri që po vjen pritet të jetë jashtëzakonisht i rëndë.

Rritja deri në trefish e çmimit të energjisë, shtrenjtimi i lëndëve djegëse për ngrohje, do të jenë sfidë shumë e rëndë për secilën familje. Çmimet e derivateve dhe të ushqimeve nuk pritet aspak të zbresin. Pandemia po e rikthen intensitetin e saj, e, sipas gjendjes faktike, mundësia për rritjen e pagave është tepër e vogël.

Këto paralajmërime, do të duhej të mjaftonin që Qeveria të ndërmerrte masa emergjente qysh sot. Por, jo. Për Kryeministrin, i cili në 100 ditët e fundit gjysmën e tyre e ka kaluar jashtë vendit nëpër ekskursione personale – pa asnjë rezultat për Kosovën, më me rëndësi po dalin të jenë tryezat e debateve dhe takimet shterpe.

Si Parti Demokratike e Kosovës, ka kohë që kemi propozuar heqjen e akcizës për naftën dhe të TVSH-së për produktet ushqimore.

Kjo tashmë nuk është vetëm një propozim, por, një kërkesë urgjente që po i bëjmë kësaj Qeverie për të reaguar. Dita është sot. Koha është menjëherë. Tashmë jeni vonë!.

JU REKOMANDOJMË

LDK reagon pas takimit trepalësh në Bruksel: Bislimi po tenton ta fus Kosovën në obligime, s’ka legjitimitet
Lajme

LDK reagon pas takimit trepalësh në Bruksel: Bislimi po tenton ta fus Kosovën në obligime, s’ka legjitimitet

10/06/2025 - 23:03
Çka po “zien” Bahtiri me Ujkanin e Partisë “Forca e Diasporës?
Lajme

Çka po “zien” Bahtiri me Ujkanin e Partisë “Forca e Diasporës?

10/06/2025 - 22:45
Hamza: Baca Haxhi s’ishte thjeshtë një baba, por simbol i përkushtimit e shtyllë e pathyeshme e familjes Thaçi
Kryesore

Hamza: Tallje e ulët të thuhet se ka vota për Qeveri, por jo për kryetar Kuvendi

10/06/2025 - 22:33
Osmani uron Portugalinë për Ditën Kombëtare: Presim të thellojmë më tej lidhjet mes vendeve tona
Kryesore

Osmani uron Portugalinë për Ditën Kombëtare: Presim të thellojmë më tej lidhjet mes vendeve tona

10/06/2025 - 22:17
Nënkryetarja e LDK-së: Familjet e 260 mijë nxënësve, të detyruara të kryejnë rolin e Ministrisë së Arsimit
Lajme

Lushaku-Sadriu: Elektorati na kërkon të mos bëjmë koalicion me LVV-në

10/06/2025 - 21:55
Absurditeti i Serbisë: Akuzojnë Arbnor Spahiun për ‘Banjskën’, që s’ishte polic në atë kohë. Në Kosovë po vazhdon gjykimi ndaj tre serbëve
Lajme

Flet babai i policit të arrestuar në Serbi: Ai po keqtrajtohet

10/06/2025 - 21:52

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në shkollën ISP në lagjen Marigona – mësuesja incizon nxënësin 6-vjeçar duke prekur organin gjenital

    “Bëje ashtu” – mësuesja e shkollës ISP dëgjohet në video duke i folur nxënësit 6-vjeçar, të cilin e incizon teksa prek organin gjenital

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Skandal në shkollën ISP në lagjen Marigona – mësuesja incizon nxënësin 6-vjeçar duke prekur organin gjenital

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Momenti kur sulmohet me vezë eskorta e Albin Kurtit në Skenderaj (VIDEO)

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Flet babai i policit të arrestuar në Serbi: Ai po keqtrajtohet

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Përfundon takimi Bislimi-Sorensen-Petkoviq, Serbia insiston në formimin e Asociacionit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë