Ish deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka takuar sot anëtarët e degës në Vushtrri, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
“LDK-ja ka nevojë për energji të re, për përfshirje më të madhe të anëtarësisë dhe për zgjedhje të brendshme që i japin zë strukturave dhe aktivistëve të saj”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me disa nga anëtarët e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Vushtrri.
Agim Bregaj
Avdi Avdiu
Bahrije Spanca
Agron Perçuku
Adnan Lahu
Fatime Haziri
Berat Ademi
Ekrem Merovci
Arber Hoxha
Gezim Jetullahu
Ishte një bisedë e hapur me njerëz që e kanë bartur këtë rrugëtim që nga ditët e hershme, me kontribut, përkushtim dhe besnikëri ndaj vlerave mbi të cilat është ndërtuar LDK-ja.
Në takimet e vazhdueshme me aktivistët tanë ndjehet qartë një kërkesë për reflektim të thellë, për përgjegjësi dhe për një qasje të re që e forcon partinë. LDK-ja ka nevojë për energji të re, për përfshirje më të madhe të anëtarësisë dhe për zgjedhje të brendshme që i japin zë strukturave dhe aktivistëve të saj.
Forca e LDK-së ka qenë gjithmonë te njerëzit e saj. Me respekt për kontributin e secilit dhe me hapje për të gjithë ata që duan të sjellin ide, punë dhe përkushtim, mund ta ndërtojmë një LDK edhe më të fortë.














