Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka akuzuar policinë se po arreston protestuesit dhe gjithashtu theksoi se janë shoqëruar shumë kryetarë të degëve.
“Çdo qytetar që ka protestuar në mënyrë paqësore, që del nga selia e PD, arrestohet nga punonjës me uniformë ose banditë që kanë rrethuar të gjithë perimetrin e selisë pa asnjë mjet identifikimi. Ka civilë që kanë marrë me dhjetëra kryetarë të degëve të PD. Deri tani janë mbi 40 persona”, shtoi Bardhi.









