Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoxha: Protesta e 17 shkurtit kërkoi drejtësi- Asnjë normë juridike nuk lejon paraburgim mbi dy vite pa verdikt final

20/02/2026 - 21:43
në Lajme
A A
Hoxha: Protesta e 17 shkurtit kërkoi drejtësi- Asnjë normë juridike nuk lejon paraburgim mbi dy vite pa verdikt final
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një nga themelueset e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka deklaruar se themelimi i Dhomave të Specializuara ka ardhur si rezultat i presionit ndërkombëtar pas raportit të Dick Marty dhe rezolutës së miratuar në Këshilli i Evropës, që ndërlidhej me pretendimet për “shtëpinë e verdhë” dhe trafikimin e organeve.Hoxha në një intervistë për dokumentarin ‘Expose’, prodhim i GazetaBlic, ngriti shqetësimin për zgjatjen e paraburgimit të ish-krerëve të UÇK-së për më shumë se dy vite pa vendim përfundimtar, duke e quajtur këtë shkelje të standardeve juridike.

“Po, fillimisht, arsyeja pse janë themeluar dhomat e specializuara dhe nevoja për të ndryshuar kushtetutën e Kosovës, pastaj për të bërë ligjin për dhomat e specializuara, ka qenë presion ndërkombëtar mbi raportin e Dick Marty dhe rezolutën e miratuar në Këshillin e Evropës që lidhet me shtëpinë e verdhë dhe trafikimin e organeve njerëzore. Krerët tanë janë marrë atje, edhe në fakt mbi dy vite kanë qëndruar aty në paraburgim. Po në fakt, asnjë normë juridike, as vendore, as ndërkombëtare nuk e lejon një gjë të tillë, sepse nuk mund t’i mbash njerëzit brenda më shumë se dy vite pa pasur verdikt final mbi çështjen e caktuar. Kjo është e para domethënë anomali që e kemi hasur”, vlerësoi ajo.

Sipas Hoxhës, procesi gjyqësor i nisur në vitin 2023 është shoqëruar me “anomali”, përfshirë përzierje kompetencash dhe mungesë reagimi institucional për pretendimet mbi shkelje të të drejtave të njeriut.

“E dyta pastaj, e kujtoj vitin 2023 kur ka nisur gjykimi, procesi i gjykimit zyrtarisht, atëherë e kemi pasur marshin e parë në fakt se ka qenë kjo kërkesa që të ketë drejtësi, sepse kemi parë që ajo për çfarë është themeluar gjykata, faktikisht, derisa vec filloi gjykimi zyrtar u shndërrua në një subjekt të mbyllur pa fakte dhe evidenca mbi atë se çka ka qenë shkas për dhomat e specializuara. Tutje kemi parë anomali të shumta, kemi parë përzierje kompetenca midis niveleve të gjykatave, një heshtje totale të ombudspersonit mbi shkeljen, mbi shkeljet e të drejtave njerëzore, mosprani të mjaftueshme edhe kushtimisht ta them, jo rezultate mbi proceset shtetërore vizavi Këshillit të Evropës, sepse nëse do të ishim sot pjesë e Këshillit, rruga për të adresuar këto shkeljet e të drejtave njerëzore, do të ishte shumë më e lehtë dhe më e thjeshtë në gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg”, tha ajo.

Hoxha thekson se nuk dëshiron të paragjykojë procesin gjyqësor, por shton se beson në të vërtetën historike.

“Unë çkado që i shikoj, unë e shpalosa platformën mbi të cilën unë e kam argumentin tim dhe mendimet e mia. Nuk dua të spekuloj as nuk dua të gjykoj asgjë sepse nuk më takon, nuk vij nga fusha e tillë, por që unë besoj në të vërtetën tonë historike dhe besoj në dëshirën, nevojën dhe vullnetin e këtyre njerëzve të guximshëm që në kohë pa kohë kanë guxuar më shumë se të gjithë ne, për të dalë, për të luftuar, për të mbrojtur shtëpinë, familjet, kosovarët, tokat tona edhe shtëpitë tona edhe për të uruar dhe për të guxuar një ditë që të jemi të lirë dhe të pavarur. Prandaj as që dua të gjykoj në këtë drejtim”, u shpreh ajo.
Ajo theksoi se në një demokraci liberale pushtetet janë të ndara dhe politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi.

Sipas saj, përpjekja për “gjykim në grup”, bie ndesh me parimet kushtetuese, pasi ligjet e Kosovës, siç theksoi, e njohin përgjegjësinë individuale dhe jo kolektive.

“Tash shikoni, në demokracitë liberale, ishte dashur që po të dëgjohet edhe zëri i popullit, po në demokracitë liberale janë shumë të ndara si me thikë pushtetet dhe nuk implikohet politika në gjyqësi. Edhe ne këtë e kemi kërkuar në fakt, që mos të implikohet politika dhe instrumentet politikë të shteteve të caktuara ose të njerëzve të cilët nuk ja duan të mirën Kosovës ose nuk duan ta shohin Kosovën të lirë dhe të pavarur, që të implikohen në procesin e drejtësisë. Dhe fakti që atje mundohet që të gjykohet në grup, është dëmi i parë, sepse ligjet tona nuk e ofrojnë një gjë të tillë sepse jetojmë në demokraci liberale ku individi dhe të drejtat e tij kushtetuese individuale vijnë, domethënë në nivelin parësor dhe veprat po ashtu gjykohet si e tillë në kuptimin individual, jo në kuptimin grupor. Kjo ndodh vetëm në shtetet dhe në sisteme totalitare. Prandaj këtu ka një diskrepancë midis asaj se çfarë thonë ligjet tona, kushtetuta jonë mbi të cilat është themeluar kjo gjykatë, pa çka që i është dhënë juridiksion dhe veprim ndërkombëtar në kuptimin edhe territorial por edhe të profesionalizmit”, u shpreh ajo.

Ajo e cilësoi si absurd faktin që vendimet jepen në emër të popullit, ndërsa protesta, sipas saj, ka synuar të përcjellë mesazhin “jo në emrin tim, jo në emër të popullit’.

“Po në anën tjetër, në fund gjykimet jepen në emër të popullit dhe ky është absurdi i llojit vet. Dhe protesta ka pasur vetëm një qëllim, e para të kërkoj drejtësi, dhe jo politikë, të mos, të mos i fusë duart aty politika dhe e dyta normalisht të përcjell këtë mesazh që jo në emrin tim, jo në emër të popullit, sepse ne e dimë kush janë ata njerëz, ne e dimë që qëllimi i tyre ka qenë mbrojtja e njerëzve, mbrojtja e Kosovës. Nuk kanë nxitur ata luftë, nuk kanë nxitur ata dhunë, nuk kanë shkuar në Serbi për të bërë dëme dhe dhunë edhe për të vrarë njerëz, kështu që ka një kontekst komplet të rrokullisur, të shkoqitur komplet prej rrethanave të 90-tave, thua se UÇK-ja ka qenë aparaturë shtetërore edhe juridike edhe komanduese edhe e armatosur, e që nuk është në fakt ai rast”, përfundoi ajo

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë