Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

24/06/2026 - 13:31
në Lajme
A A
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn dhe dokumentet e publikuara nga Kryeministri Rama, nëse ato janë autentike dhe cili ka qenë roli i Dritan Goxhajt si anëtar i luftëtarëve të UÇK-së.

Sipas tij, dokumenti i publikuar nga Kryeministri Rama përsa i përket firmës është origjinale dhe i përket komandant Plakut, teksa thekson se Dritan Goxhaj nuk është anëtar i Organizatës së Veteranëve të Luftës.

“Po, duke njohur firmën e komandant Plakut, se komandant Plakun e ka njohur personalisht edhe komanda, por edhe familjen e tij e njoh personalisht dhe firma është e komandant Plakut, është origjinale. E Xheladin Gashit është origjinale firma.

Firma është origjinale, përmbajtjen e letrës e kam lexuar, e kam parë, por firma është origjinale e komandant Plakut, i cili e ka nënshkruar në atë kohë në territorin apo në tokën e Shqipërisë. Unë Dritan Goxhajn e kam njohur vonë. Unë babanë e tij e kam njohur më herët.

Dritan Goxhaj është mirë të dalë e të deklarojë se në cilën zonë operative ka qenë në luftë, në cilën brigadë ka qenë në luftë dhe çfarë ka vepruar në territorin e Kosovës apo të Shqipërisë që ka punuar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Unë e njoh në respekt për këtë kështu, por për Dritan Goxhajn vetëm një gjë garantoj apo mund t’ju flas 100%, Dritan Goxhaj nuk është anëtar i Organizatës së Veteranëve të Luftës. Kjo është e vërtetë.

Tani, nuk ka dokumentacion, nuk ka certifikatë të veteranit, nuk ka letërnjoftim tek ne, nuk ka aplikacion të mundshëm dhe nuk ka kartelë të veteranit. Kjo është e vërtetë 1 milion për qind. Për këtë që flas, jap llogari unë, jap llogari para Zotit dhe para njeriut”, u shpreh ai.

JU REKOMANDOJMË

Mblidhet Bordi i Paqes për Gazën, zbulohet vendi dhe arsyeja e takimit

Mblidhet Bordi i Paqes për Gazën, zbulohet vendi dhe arsyeja e takimit
24/06/2026 - 14:23

Bordi i Paqes për Gazën i Presidentit të SHBA-së Donald Trump do të mblidhet në një vendpushim në Qipro më 30 qershor për të “përshtatur strategjinë e tij”,...

Më shumëDetails

Këto janë të gjitha vendimet që mori sot qeveria në detyrë

Këto janë të gjitha vendimet që mori sot qeveria në detyrë
24/06/2026 - 14:13

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje të rregullt, në të cilën ka miratuar disa vendime. Në mbledhjen e Kurtit me kabinetin e tij...

Më shumëDetails

Nga temperaturat e larta në rrebeshe të furishme, moti befason Skenderajn

Nga temperaturat e larta në rrebeshe të furishme, moti befason Skenderajn
24/06/2026 - 14:09

Sot, në fshatin Klladërnicë të komunës së Skenderajt janë regjistruar reshje të forta shiu me intensitet të lartë, të shoqëruara me vetëtima dhe erë të lehtë. Pamjet Meteo...

Më shumëDetails

KEDS gjobitet me 25 mijë euro për dallavere me njëhsorët

KEDS gjobitet me 25 mijë euro për dallavere me njëhsorët
24/06/2026 - 14:04

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka gjobitur edhe me 25 mijë euro KEDS-in për shkak se janë hasur edhe pesë njehsorë të rrymës, me afat të...

Më shumëDetails

Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord

Berisha: Liberalizimi i vizave arritje e madhe, por jo edhe për argatin e Vuçiqit, Ramën
24/06/2026 - 14:03

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht te pesë kërkesat...

Më shumëDetails

4 projekte infrastrukturore, Basha njofton vendimet e qeverisë

Basha: Ne nuk prishemi me Amerikën, Vuçiqi po – ne s’kemi asnjë dallim me SHBA-të përpos objektivave
24/06/2026 - 13:43

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar miratimin e financimit të katër projekteve infrastrukturore, në 4 komuna. Investimet do të realizohen në Mitrovicë, Fushë-Kosovë, Graçanicë e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Mërgimtarja nga Kosova humb jetën në një aksident

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Deschamps largohet urgjentisht nga kampi i ekipit kombëtar francez

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kjo degë e LDK-së i jep mbështetje Lumir Abdixhikut

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Azem Syla: Goxhaj nuk ishte në frontin e luftës

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë
https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/04/Emona-Center-Banneri-v2.mp4