Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krimi i pronarit të fabrikës “Buquku”, pamje skandaloze të rrahjes dhe presionit ndaj një personi për të dëshmuar (Video)

14/10/2024 - 18:55
në Ekonomi, Lajme
A A
Krimi i pronarit të fabrikës “Buquku”, pamje skandaloze të rrahjes dhe presionit ndaj një personi për të dëshmuar (Video)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Biznesmeni nga Peja Jeton Buquku, pronar i fabrikës për përpunimin e mishit “Buquku”, i dënuar për kontrabandë është përfshirë në një skandal, që dyshohet se u mbajt fshehur dhe kurrë nuk u denoncua. Në lokalin e vet ‘Buquku Grill House’, Jeton Buquku, dyshohet se ka ushtruar presion dhe dhunë ndaj një personi për të dëshmuar për disa incidente te bizneset e tij, para më shumë se një viti. Sinjali ka siguruar video ekskluzive të rrahjes dhe gjithë rastit që ndodhi më 21 shkurt të vitit 2023.

Dy muaj pasi kishin ndodhur të shtënat me armë zjarri në drejtim të mishtores ‘Buquku’ në rrugën “Bill Clinton” në Pejë, Jeton Buquku kërkonte t’i qëronte hesapet vet me personat e përfshirë.

Për këtë ‘punë’, ai kishte siguruar disa biseda të viktimës që e rrahu më pas, me një person të tretë, ku pretendonte se i njëjti kishte thënë se i njeh personat e përfshirë në ato incidente. Duke e kërcënuar se duhet me “pjellë” atë person, Buquku shihet dhe dëgjohet teksa i bën presion viktimës që ajo çështje mos të zgjatet.

Të ulur në restorantin ‘Buquku Grill House’, Jeton Buquku nis bisedën me të riun, viktimë e tij (emër i njohur për redaksinë), duke i kërkuar llogari se çfarë informacionesh ka për personat që janë përfshirë në rastet ku është ai i dëmtuar.

Viktima insiston vazhdimisht se ato informacione janë thashetheme dhe se nuk është në dijeni pë ata persona, ndërsa presioni nga Jeton Buquku vazhdon, derisa në një moment në bisedë kycet përmes telefonit një palë e tretë.

Siç merr vesh Sinjali, bëhet fjalë për Florim Shabin, i njohur si Duli, nofkë kjo me të cilën i drejtohet edhe Jeton Buquku. Ky i fundit, në momentin që e telefonon Dulin, kërkon nga të dy të përfundojë kjo punë.

“Veç një sen te keni të kjartë. Qit muhabet unë sonte du me qitë qitu edhe mu kry kjo farë pune. Veç kallxomni ku është hesapi, s’bon as nesër, as t’dillën as t’shtunën. Kallxom çka të ka thonë ky djali” – i drejtohet Buquku personit në telefon, Dulit.

Teksa Duli i jep llogari Buqukut se çfarë kishte deklaruar viktima, ai fjaloset me këtë të fundit, për bisedën që pretendohet se kanë pasur, deri në një moment kur viktima thotë se “qai njeri unë kom adresë të gabume që osht qai.”

Situata eskalon pasi viktima thotë se “nuk e di, kom gabu, qikaq, a me zor a çka…Kom dyshu nuk është qashtu. Me ditë t’kisha kallxu” dhe në ato momente Jeton Buquku revoltohet, raporton Sinjali.

Ai dëgjohet duke i thënë viktimës se “Duhet me qitë njerin. Duhet me pjellë njerin. Kur të bohen pesë minuta duhet me pjellë” dhe papritmas fillon ta godas, siç shihet në pamjet e mëposhtme.

Viktima kërkon ndihmë teksa Jeton Buquku e rrah dhe e detyron të ulet dhe të bisedojnë sërish, ndërsa ai kërkon ndihmën e Policisë, teksa personi tjetër Duli i thotë “Mos e lësho”.

Në rrethana akoma të paqarta, çuditërisht, një zyrtar policor ndodhej aty pranë dhe i njëjti futet brenda në lokal me kërkesë të Jeton Buqukut, e pyet se “çka ka” dhe vazhdon sikur mos të ndodhte asgjë.

 

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Osmani për gratë në pozitat udhëheqëse: Në shtetet ku ka përfaqësim me të lartë gjinor, ka rënie të korrupsionit
Kryesore

Presidentja Osmani: Nuk vendosi lule aty ku UÇK-ja quhet organizatë terroriste

11/01/2026 - 22:46
Faton Pecin arrin marrëveshje koalicioni me LDK-në, Safet Kamberi zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal
Kryesore

Faton Pecin arrin marrëveshje koalicioni me LDK-në, Safet Kamberi zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal

11/01/2026 - 22:29
Incident në Vushtrri: Qentë endacakë i vërsulen policit, ai e nxjerr armën dhe gjuan
Kryesore

Policia e Kosovës arreston dy serbë për vjedhje në Mitrovicë të Veriut

11/01/2026 - 21:15
Analiza nga CNN: Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së
Lajme

Analiza nga CNN: Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

11/01/2026 - 21:13
Abazi: E kam parë draft-statutin, pika 7 e shkel Kushtetutën e Kosovës
Kryesore

Rrëzimi i 12 ligjeve nga Gjykata Kushtetuese, Abazi e quan Kurtin “superkriminel”

11/01/2026 - 20:51
Lladrovci: Po punojmë që gjendja të normalizohet në komunën e Drenasit
Kryesore

Lladrovci: Po punojmë që gjendja të normalizohet në komunën e Drenasit

11/01/2026 - 19:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I plagosuri në Pejë është Jeton Buquku, pronari i fabrikës së mishit “Buquku Sh.P.K.” – Viteve të fundit ishte akuzuar për rrahje e kanosje

    I plagosuri në Pejë është Jeton Buquku, pronari i fabrikës së mishit “Buquku Sh.P.K.” – Viteve të fundit ishte akuzuar për rrahje e kanosje

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • Kush fshihet pas “Lidl Albania&Kosova”? Dy pronarët me “aventurë” nga tregu imobiliar te porti më i rëndësishëm në Shqipëri

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Edhe një shkollë shtyn fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kjo komunë merr vendim për shtyrjen e mësimit

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • A janë shkollat gati për të filluar mësimin nesër?

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë