Dy artistët e njohur të skenës shqiptare, Dafina Zeqiri dhe Yll Limani, nuk ndiqen më me njëri-tjetrin në Instagram, një detaj që ngre pikëpyetje për raportin mes tyre.
Burime të Prive By LS bëjnë të ditur se Dafina ka qenë e para që ka ndërmarrë këtë hap, ndërsa aktualisht asnjëri prej artistëve nuk figuron në listën e personave që ndjek tjetri.
Kjo lëvizje vjen si befasi, duke marrë parasysh raportin e mirë që dy këngëtarët kanë shfaqur ndër vite, si dhe bashkëpunimet e tyre të suksesshme muzikore.
Kujtojmë se Dafina dhe Ylli kanë bashkuar forcat në tri projekte muzikore, duke nisur me këngën “Mos shko”, për të vazhduar me hitin “Kaje” dhe bashkëpunimin e tyre më të fundit, “Jom ka du me t’pa”, të publikuar në maj të vitit 2024.
Megjithatë, arsyet që qëndrojnë pas kësaj lëvizjeje nuk janë bërë të ditura, ndërsa deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ndonjë sqarim publik.
A është kjo një shenjë e ftohjes së raporteve mes dy artistëve, apo thjesht një lëvizje me prapavijë tjetër në rrjetet sociale? Kjo mbetet për t’u parë.
















