Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kriza në Veri, 133 poste në Polici mbushen me njerëz jomeritor

08/09/2023 - 16:14
në Pa kategori
A A
Kriza në Veri, 133 poste në Polici mbushen me njerëz jomeritor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

133 zyrtar policor ushtrojnë pozita më të larta se sa grada që e kanë arritur. Këtë e ka bërë të ditur Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin për vitin 2022.

Sipas të dhënave nga njësia e personelit, 133 zyrtar policor vazhdojnë të mbeten të sistemuar ne pozita ku kërkohet gradë më e lartë se sa grada që aktualisht e kishin arritur të punësuarit përmes procesit të rregullt të gradimit

Në raportin e ZKA’së theksohet Udhëzimi Administrativ i cili thotë se transferimi i një zyrtari policor në një vend tjetër mund të bëhet nëse i plotëson kushtet dhe kriteret e parapara për atë vend të punës.

“Me vendim te Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë secili zyrtar i Policisë mund të caktohet ne një vend të punës apo transferohet prej një vendi në vendin tjetër të punës nëse i plotëson kushtet dhe kriteret e parapara për atë vend të punës, pa marrë parasysh nivelin, pozitën apo gradën“, thuhet në raport.

Për dallim nga viti i kaluar kur ishin 193 zyrtarë policor që mbanin pozita më të larta për të cilat nuk ishin të kualifikuar, gjatë këtij viti ky numër është zvogëluar në 133.

Zyra e Auditorit vlerëson se sistemimi i stafit në pozita që nuk janë në gradën adekuate mund të ndikojë që pozitat të ushtrohen nga persona me mungesë të kompetencës profesionale.

“Ministri dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së duhet të sigurojnë që sistemimi i stafit policor në pozita të bëhet pas plotësimit të gradave dhe kushteve për vendin e caktuar të punës dhe që procesi i gradimit është duke u zhvilluar për të ju përgjigjur nevojave të PK-së”, thuhet në rekomandimin e ZKA-së.

Nga zyra për informim e Policisë së Kosovës kanë thënë për Insajderin se arsyeja kryesore për sistemime të tilla është dorëheqja e policëve dhe eprorëve në veri të vendit.

Tutje nga PK kanë thënë se pas këtyre dorëheqjeve është dashur të plotësohen pozitat boshe në mënyrë që ky institucion të punojë në mënyrë efektive.

“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se plotësimi i nevojave të strukturës organizative të  Policisë së Kosovës si dhe dorëheqja e policëve dhe eprorëve në DRP Veri ka ndikuar të kemi një sistemim të tillë të zyrtarëve policorë, e që  këto janë ndër  arsyet kryesore. Dorëheqjet e tilla në këto pozita të lëna bosh është dashur të plotësohen me qëllim të zbatimin të detyrave dhe qëllimeve operative të PK –së, për të pasur një strukturë mbikëqyrëse efektive dhe efikase“, thuhet në përgjigje.

Sipas Policisë së Kosovës, këta zyrtarë policor janë zgjedhur konform procedurave të parapara të këtij institucioni./Insajderi.

JU REKOMANDOJMË

Lekaj: Nga “patriot” në dështim politik, Kurti tradhtoi premtimet dhe vizionin

Lekaj: Nga “patriot” në dështim politik, Kurti tradhtoi premtimet dhe vizionin
23/03/2026 - 18:46

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në një intervistë në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.Ai ka...

Më shumëDetails

Marrëveshja Serbi-Rusi, Hoxhaj kritikon BE-në: Po financoni një shtet që po punon kundër interesave strategjike

Hoxhaj: Pas agresionit në Banjskë, duhet një marrëveshje e sigurisë me SHBA-në dhe anëtarësim në NATO
23/03/2026 - 12:13

Pas raportimeve për nënshkrimin e një marrëveshjeje pesëvjeçare bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Rusisë në Beograd, deputeti Enver Hoxhaj ka reaguar përmes një postimi në Twitter. Hoxhaj ka...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, pritet shi dhe vranësira

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, pritet shi dhe vranësira
22/03/2026 - 22:29

Java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Të martën parashihen riga lokale shiu, ndërsa të premten reshje me intensitet mesatar deri të lartë, të cilat...

Më shumëDetails

“Situata do të agravohet, tensioni mes Kurti e Osmanit – i pashmangshëm”/ Analisti zbulon arsyet e prishjes së raporteve mes tyre

“Situata do të agravohet, tensioni mes Kurti e Osmanit – i pashmangshëm”/ Analisti zbulon arsyet e prishjes së raporteve mes tyre
22/03/2026 - 21:39

Analisti politik, Afrim Kasolli, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur për mos kandidimin e Vjosa Osmani për presidente nga VV dhe prishjen e raporteve të saj...

Më shumëDetails

Motrave Mustafa u vdes babai

Motrave Mustafa u vdes babai
22/03/2026 - 09:44

Motrat Mustafa kanë njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur babai i tyre.Lajmin e kanë bërë të ditur vet ato përmes një postimi në...

Më shumëDetails

Vajza e Kim Jong-un drejtoi një tank me ushtarë, babai e vëzhgonte me krenari- dalin pamjet

Vajza e Kim Jong-un drejtoi një tank me ushtarë, babai e vëzhgonte me krenari- dalin pamjet
20/03/2026 - 16:28

Vajza e liderit të Koresë së Veriut, Kim Ju-ae, ka drejtuar një tank gjatë një stërvitjeje ushtarake që u mbikëqyr nga babai i saj, Kim Jong-un, ndërsa paraqitja...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Dy të arrestuar në aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Inspeksioni i ndërpret punimet pa leje një kompanie ndërtimore, po rrezikonte qytetarët dhe nxënësit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Nga Prekazi në Stuttgart: Djali i veteranit që u refuzua 12 herë në konkurse, por po vlerësohet në Gjermani

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë