Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kriza po troket në Kosovë: Çmimet e bukës, druve dhe peletit prekin kulmin

29/09/2022 - 08:35
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Kriza po troket në Kosovë: Çmimet e bukës, druve dhe peletit prekin kulmin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Çmimet e druve në Kosovë kanë shënuar një ngritje në krahasim me muajt e kaluar për shkak të sezonit të dimrit.

Aktualisht, një metër dru kushton prej 70 deri 80 euro. Rritje të çmimi ka pësuar edhe buka, nga 50 në 60 cent. Kurse, një ton pelet ka shkuar në mbi 500 euro, nga 200 sa ishte më herët.

Rritjes enorme të çmimeve të artikujve ushqimorë në Kosovë nuk i ka shpëtuar as buka. Nga java e kaluar qytetarët e komunës së Fushë Kosovës bukën e blejnë 60 centë. Derisa në qytetet e tjera të Kosovës buka është shtrenjtuar edhe muaj më parë. Kjo është hera e dytë që po ngritët çmimi i bukës brenda një viti.

“Është shumë shtrenjtë. Tash me i marr tri bukë dhe me i peshua nuk janë as një kilogramë. Një kilogram bukë po i bie që po kushton rreth dy euro është shumë, kurse unë i marr vetëm 100 euro pension. Kjo nuk është në rregull”, ka thënë një qytetar, duke bërë thirrje se qytetarët e Kosovës të hanë më pak bukë.

Përveç bukës tashmë rritje të lartë të çmimit ka edhe tek drutë për ngrohje. Qytetarët të cilët konsiderojnë se ngrohja me dru është e vetmja mënyrë për të përballuar temperaturat e ulëta gjatë dimrit, thonë se çmimi është i lartë dhe i papërballueshëm për ata, por megjithatë duhet të bëjnë ndonjë zgjidhje dhe t’i marrin ato.

“Akoma nuk kemi blerë dru. Shtrenjtë po shkojnë 70 a 80 euro metra, kush punon prapë diçka bënë, por për ata që janë me social, shtrenjtë. Vitin e kaluar ka qenë çmimi i druve 30 euro, tash 60 është bërë”.

Kurse, shitësit e druve kanë deklaruar se kush i shet drutë janë lirë, ndërsa për ata që i blejnë janë shtrenjtë. Sipas tyre, duhet shumë punë derisa t’i përgatisin ato për shitje, duke përmendur këtu prerjen e tyre, ngarkimin në kamion, pastaj transportin. Edhe çmimi i peletit që përdoret shumë në Kosovë për ngrohje ka shkuar në kulm. Një ton i kësaj lënde djegëse, vitin e kaluar, ka kushtuar rreth 200 euro – sot kushton deri në 500. Krahas rritjes së çmimit, në treg vërehen edhe mungesa të peletit. Arsyet janë të ndryshme, nga rritja e kërkesës deri te reduktimi i prodhimit.

Qeveria e Kosovës tashmë u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë dimrit, të gjejnë alternativa për ngrohje, për shkak të situatës së paqëndrueshme energjetike. Dhe këto alternativa janë ose peleti, ose drutë. Nga Qeveria, po ashtu, janë zotuar se do t’i identifikojnë fabrikat e shuara të peletit në Kosovë dhe se do t’i shqyrtojnë mundësitë për aktivizimin e tyre, me qëllim rritjen e prodhimit.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se shumë kompani për prodhimin e peletit kanë dalë nga tregu viteve të fundit, por nuk ka treguar numrin e tyre e as arsyen e shuarjes. Kriza energjetike është bërë globale, për shkak të çrregullimeve në tregje që ka shkaktuar fillimisht pandemia e koronavirusit, e pastaj edhe lufta e Rusisë në Ukrainë. Dhe, shumica e vendeve përpiqen të kursejnë produktet për nevojat e veta.

Tregtarët në Kosovë janë furnizuar me pelet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, por i vetmi shtet nga i cili mund të bëhen furnizimet, tash për tash, është Mali i Zi.

Sipas të dhënave doganore, vlera e importit të këtij produkti në Kosovë gjatë vitit 2021 ka arritur në rreth 9 milionë euro. Përveç te peleti, drutë dhe buka, rritje e çmimit është regjistruar edhe te shumica e produkteve të tjera. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se norma e inflacionit në muajin korrik ka arritur në 14 për qind, nga 0.9 për qind sa ka qenë në korrik të vitit të kaluar.

Në një situatë të tillë, shtuar këtu edhe reduktimet e rrymës që tashmë kanë nisur, autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar “dimër të vështirë”, por janë zotuar se do t’i subvencionojnë disa produkte për ngrohje

JU REKOMANDOJMË

Tifozët shqiptarë që u arrestuan në Serbi dalin para gjykatës

Tifozët shqiptarë që u arrestuan në Serbi dalin para gjykatës
26/03/2026 - 10:17

Katër tifozë shqiptarë, u arrestuan të marten në territorin e Serbisë nën dyshimet se kishin shpalosur bluza me motive kombëtare. Ata akuzohen për nxitjen e urrejtjes dhe intolerancës...

Më shumëDetails

Kushtetuesja rrëzoi pretendimet e Kurtit, Sallahut, Haxhiut se “deputetët obligohen të votojnë”: S’ka detyrim, është në vullnetin e tyre

Kushtetuesja rrëzoi pretendimet e Kurtit, Sallahut, Haxhiut se “deputetët obligohen të votojnë”: S’ka detyrim, është në vullnetin e tyre
26/03/2026 - 10:11

Gjykata Kushtetuese vendosi të mërkurën që deputetët kanë edhe një afat prej 34 ditësh për zgjedhjen e Presidentit, meqenëse Kuvendi nuk i ka pasur në dispozicion 60 ditët...

Më shumëDetails

Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës

Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
26/03/2026 - 10:09

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos ka hedhur poshtë propozimin e Aleksandar Vuçiqit dhe Edi Ramës, të cilët bënë thirrje për përshpejtimin e integrimit të vendeve kandidate...

Më shumëDetails

Konfirmohet raportimi i Veriu.info për aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

Konfirmohet raportimi i Veriu.info për aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)
26/03/2026 - 10:05

Raportimi i djeshëm i Gazetës Online Veriu.info për operacionin antidrogë të Policisë së Kosovës është konfirmuar sot edhe nga Policia e Kosovës, e cila dje ka arrestuar disa...

Më shumëDetails

Ramadani: Rrugët ilegale për armë në veri ende aktive, po cenohet siguria

Ramadani: Zgjedhjet në Serbi kanë treguar se “rrjeti nacionalist” në këtë vend vazhdon të gëzojë mbështetje të madhe
26/03/2026 - 09:53

Në veri të vendit pothuajse gjatë secilës javë po gjenden sasi armatimi. Rasti i fundit është para pak ditësh në një shtëpi të pabanuar në fshatin Varagaë të...

Më shumëDetails

Ibrahimi: Pa rishikim të buxhetit, komunat s’mund t’i realizojnë projektet e planifikuara

Ibrahimi: Pa rishikim të buxhetit, komunat s’mund t’i realizojnë projektet e planifikuara
26/03/2026 - 09:33

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka ritheksuar domosdoshmërinë e shtimit të buxhetit për komunat e vendit dhe rishikimit të tij në një afat sa më të shpejtë. Drejtori...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Dy të arrestuar në aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Inspeksioni i ndërpret punimet pa leje një kompanie ndërtimore, po rrezikonte qytetarët dhe nxënësit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Nga Prekazi në Stuttgart: Djali i veteranit që u refuzua 12 herë në konkurse, por po vlerësohet në Gjermani

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë