Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kronika e RTK 2 për sulmin terrorist në Banjskë, Bordi suspendon drejtorin Zhelko Tvrdisiq

30/09/2023 - 16:19
në Kryesore, Lajme
A A
Kronika e RTK 2 për sulmin terrorist në Banjskë, Bordi suspendon drejtorin Zhelko Tvrdisiq
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bordi i RTK-së përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se kanë suspenduar drejtorin e RTK2, Zhelko Tvrdisiq, shkruan Express.

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës njofton se në një mbledhje të jashtëzakonshme të zhvilluar me datën 30 Shtator 2023, pas një vlerësimi të raportimit që është bërë në RTK lidhur me ngjarjen tragjike të sulmit terrorist nga formacione paraushtarake serbe, në të cilin u vra një polic i Kosovës, ka marrë disa masa të rëndësishme për të korrigjuar shkeljet e standardeve profesionale të raportimit.

“Pas një diskutimi të detajuar dhe një analize të situatës rreth kronikës së transmetuar në lajmet e RTK2 (kanali në gjuhën serbe) me date 28 shtator 2023, pas propozimit nga drejtori i përgjithshëm, Bordi i RTK-së në mënyrë unanime ka vendosur për suspendimin nga detyra për një afat 30 ditor të drejtorit të RTK2, Željko Tvrdišić. Kjo masë është marrë në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë të Bordit thuhet se gjatë kësaj periudhe, menaxhmenti i RTK-së do të kryejë një analizë të hollësishme të situatës dhe të raportimit në përgjithësi, me qëllim që të identifikohen të gjitha shkeljet e mundshme të standardeve profesionale dhe të merren masat e duhura për t’i korrigjuar.

“Po ashtu, masa të tjera disiplinore do të ndërmerren ndaj të gjithë individëve përfshirë në shkeljet e raportimit profesional dhe që janë të përcaktuara në ligjet dhe rregulloret me të cilat operon RTK”.

“Kryetari i Bordit të RTK-së me datën 24 shtator përmes një e-maili ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm dhe rrjedhimisht nga të gjitha njësitë që të kenë kujdes të shtuar dhe vigjilencë në raport me situatën si dhe të raportojnë me profesionalizëm.Bordi i RTK-së vazhdon të mbështesë lirinë e mediave, profesionalizmin dhe integritetin e raportimit të pavarur, dhe është i vendosur të sigurojë që të gjitha veprimet të përputhen me këto parime dhe me Ligjin për RTK dhe frymën kushtetuese të Republikës së Kosovës”, përfundon njoftimi.

JU REKOMANDOJMË

Ferizaji nuk fal 100 eurot e tatimit në pronë, ulet norma tatimore
Kryesore

Ferizaji nuk fal 100 eurot e tatimit në pronë, ulet norma tatimore

09/12/2023 - 23:04
E DHIMBSHME: Fëmijët e Liridonës dhe Naimit largohen nga Kosova
Kryesore

E DHIMBSHME: Fëmijët e Liridonës dhe Naimit largohen nga Kosova

09/12/2023 - 22:56
Marrëveshja me Elektrosever, KEDS tani pret të nis furnizimin me rrymë të pjesës veriore
Kryesore

Marrëveshja me Elektrosever, KEDS tani pret të nis furnizimin me rrymë të pjesës veriore

09/12/2023 - 22:42
Konjufca: Ata që s’lajnë enë e nuk hekurosin këmisha, nuk janë të denjë të quhen burra
Kryesore

Konjufca: Ata që s’lajnë enë e nuk hekurosin këmisha, nuk janë të denjë të quhen burra

09/12/2023 - 22:31
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokatja tregon dënimet që i presin dorasit dhe organizatorët e atentatit
Kryesore

Fëmijët e Liridona Ademajt kanë udhëtuar sot drejt Suedisë, merren në përkujdesje të shtetit

09/12/2023 - 22:20
Personi i katërt i arrestuar për rastin e Liridonës, dyshohet se ua shiti armën autorëve të vrasjes
Kryesore

Prokuroria deklarohet për arrestimin e personit të katërt në lidhje me vrasjen e Liridona Ademit

09/12/2023 - 22:16

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Avokatja: Vrasjet e grave nuk kanë qenë traditë e jona, një dukuri e tmerrshme dhe e pabesueshme

    Ekskluzive: Ky është personi i katërt i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Pasi fitoj rastet e policëve dhe mësimdhënësve, avokati Kastriot Feka do t’i përfaqoj në gjykata edhe punëtorët shëndetësor për pagën e 13-të

    1390 Shpërndaje
    Shpërndaje 556 Tweet 348
  • Shaban Murseli e konfirmon se është takuar me Naimin në burg

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Fëmijët e Liridona Ademajt kanë udhëtuar sot drejt Suedisë, merren në përkujdesje të shtetit

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Vdes policja Miradije Berisha, ngushëllon Sindikata e Policisë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë