Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryediplomatja e BE: Përdorimi i raketave “Oreshnik” nga Rusia në Ukrainë, paralajmërim për Evropën dhe SHBA-në

10/01/2026 - 19:16
në Kryesore, Lajme
A A
Kryediplomatja e BE: Përdorimi i raketave “Oreshnik” nga Rusia në Ukrainë, paralajmërim për Evropën dhe SHBA-në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përdorimi i raketës “Oreshnik” nga Rusia në Ukrainë është përshkallëzim dhe një paralajmërim për Evropën dhe SHBA-në, tha sot shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ndërsa shumë kryeqytete evropiane dënuan sulmet e fundit në Ukrainë.

“Putini nuk dëshiron paqe, përgjigjja e Rusisë ndaj diplomacisë është më shumë raketa dhe shkatërrim. Ky model vdekjeprurës i sulmeve të mëdha ruse të përsëritura do të përsëritet derisa ne ta ndihmojmë Ukrainën ta thyejë atë”, tha Kallas në një postim në platformën sociale të kompanisë amerikane X.

“Përdorimi i raportuar nga Rusia i një rakete ‘Oreshnik’ është përshkallëzim i qartë kundër Ukrainës dhe është menduar si paralajmërim për Evropën dhe SHBA-në”, tha Kallas. Ajo u bëri thirrje vendeve të BE-së të përforcojnë aftësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe të rrisin koston e luftës ndaj Rusisë përmes sanksioneve më të ashpra.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se lëshoi raketën hipersonike “Oreshnik” në përgjigje të sulmit të supozuar të Kievit ndaj një rezidence të presidentit Vladimir Putin muajin e kaluar. Përpjekjet e udhëhequra nga SHBA-ja për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë kanë vazhduar që kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump filloi mandatin e tij të dytë në 2025, por pa ndonjë rezultat konkret deri më tani.

Rusia thotë se çdo zgjidhje paqeje duhet të njohë kontrollin e saj mbi territorin e pushtuar ukrainas që nga lufta e vitit 2022 ndërsa Kievi duhet të mbetet neutral dhe të ketë kufizime për ushtrinë ukrainase.

Ndërkohë, Ukraina ka bërë thirrje për garanci të forta sigurie dhe mbetet e pavendosur për çdo lëshim territorial.

Udhëheqës të tjerë evropianë kritikuan Rusinë. Kryeministri estonez Kristen Michal i përshkroi sulmet si “terror”, duke theksuar vështirësitë dimërore me të cilat përballen civilët, përfshirë shtëpitë pa ngrohje, energji elektrike ose ujë. “Rusia e zgjat luftën qëllimisht. Përgjigjja jonë duhet të jetë e qartë: presion, sanksione, llogaridhënie. Rusia nuk i përgjigjet vullnetit të mirë. Ajo i përgjigjet vetëm forcës”, tha ai në X.

Ministrja e Jashtme e Rumanisë, Toiu Oana dënoi sulmet ndaj Kievit dhe Lvivit si “shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar humanitar” dhe “kërcënim serioz për stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar”.

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna tha se sulmi me raketa është pjesë e fushatës së gjatë të Rusisë kundër Ukrainës dhe “provokim i qëllimshëm” pranë kufijve të BE-së dhe NATO-s. “Një gjë është e qartë. Rusia po qëndron në rrugën e saj të vjetër. Ajo nuk kërkon paqe dhe nuk e ka braktisur qëllimin e saj për të shkatërruar Ukrainën”, shkroi ai në X.

Ministria e Jashtme e Letonisë e përshkroi sulmin si “barbari të plotë” dhe “terror masiv të llogaritur kundër civilëve”. “Duke pretenduar përdorimin e një rakete balistike me rreze të mesme veprimi ‘Oreshnik’, Kremlini kryen krime lufte të qëllimshme kundër civilëve”, tha ministria në X.

Qeveria e Portugalisë dënoi me forcë sulmet e fundit, përfshirë raketën hipersonike “Oreshnik” në Lviv dhe sulmet me dronë në Kiev, duke riafirmuar “mbështetjen e saj të pakushtëzuar” për Ukrainën.

JU REKOMANDOJMË

Kosova përballë një prove politike: kompromis apo krizë e re?

Rriten shpenzimet, në tremujorin e dytë Qeveria shpenzoi rreth 785 milionë euro
24/03/2026 - 18:34

Kosova duket se po rrëshqet sërish drejt zgjedhjeve të parakohshme – jo si rezultat i një domosdoshmërie demokratike, por si pasojë e një dështimi të vazhdueshëm politik për...

Më shumëDetails

Hamiti: VV-ja nuk e ka çmuar as intervenimin e NATO-s, por Kurti po e qeverisë Kosovën prej vitit 2021

Hamiti: Kurti e ka uzurpuar postin e kryeministrit dhe po sundon
24/03/2026 - 18:31

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ia ka rikujtuar VV-së qëndrimet që kishte ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe intervenimit të NATO-s ndja caqeve të ish-Jugosllavisë....

Më shumëDetails

Anëtarësimi në BE pa veto, Kos, Ramës-Vuçiq: Duhet bërë shumë për t’iu bashkuar tregut, sidomos në fushën e ligjit

Anëtarësimi në BE pa veto, Kos, Ramës-Vuçiq: Duhet bërë shumë për t’iu bashkuar tregut, sidomos në fushën e ligjit
24/03/2026 - 18:26

Javë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti serb, Alkesandar Vuçiq, publikuan një editorial të përbashkët lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian, dhe format e bashkëpunimit...

Më shumëDetails

Rukë Haradinaj tregon se si ju “flet” djemve të saj dëshmorë: O moj nanë, po diell i mirë ju paska ra

Rukë Haradinaj tregon se si ju “flet” djemve të saj dëshmorë: O moj nanë, po diell i mirë ju paska ra
24/03/2026 - 18:25

Rukë Haradinaj, nëna e cila ia dha lirisë së Kosovës Luanin e Shkëlzenin, në një rrëfim tejet emocional tregoi se si çdo ditë e ndjenë mungesën e djemve...

Më shumëDetails

Pakistani: Të gatshëm të presim bisedimet SHBA-Iran

Pakistani: Të gatshëm të presim bisedimet SHBA-Iran
24/03/2026 - 18:23

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha sot se vendi i tij është gati të presë bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për të kërkuar uljen e tensioneve...

Më shumëDetails

Rama paralajmëron gjoba dhe konfiskim automjetesh për ata që bëjnë hedhje ilegale të mbeturinave

Rama paralajmëron gjoba dhe konfiskim automjetesh për ata që bëjnë hedhje ilegale të mbeturinave
24/03/2026 - 18:17

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar ashpër ndaj hedhjes ilegale të mbeturinave ndërtimore në hapësirat publike në kryeqytet. Përmes një postimi publik, ai ka bërë të ditur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    248 Shpërndaje
    Shpërndaje 99 Tweet 62
  • “Hajde 1 minutë deri jashtë”, detaje ekskluzive se si u plagos inspektori në Prishtinë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë