Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryeimami Enis Rama mohon se prona e BIK tek tregu në Mitrovicë do të jepet për ndërtime banesore

26/10/2023 - 18:55
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Kryeimami Enis Rama mohon se prona e BIK tek tregu në Mitrovicë do të jepet për ndërtime banesore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shumë tregtarë mbetën pa vendin e tyre të punës ku bënin aktivitetin e tyre tregtar tash e shumë vite në Mitrovicë, pasi kjo komunë vendosi t’i largojë nga kjo hapësirë në rrugën Adem Voca, afër tregut të qytetit.

Kjo tokë po i kthehet në shfrytëzim pronarit paraprak që është Bashkësia Islame e Kosovës, e të cilën deri tash komuna e Mitrovicës e ka pasur në shfrytëzim me qera nga BIK, vend ku i kishte akomoduar shumë vite më parë disa tregtar që paraprakisht ishin të vendosur te ish tregu në qendër të qytetit, raporton Veriu.info.

Gjithë kjo situatë u krijua pas kërkesës së Bashkësisë Islame e cila duket se ka vendosur që këtë tokë ta shfrytëzojë për një qëllim të caktuar.

Gazeta Online Veriu.info mëson nga burimet e saj se Bashkësia Islame e Kosovës, dega në Mitrovicë, po planifikon që këtë tokë në qendër të Mitrovicës ta japë për ndërtimin e objekteve afaristo banesore.

Sipas këtij burimi aty do të ndërtojë objekte një kompani ndërtimore, ku katet e para do të jenë biznese kurse tjerat banesa për shitje.

Veriu.info po ashtu mëson se ky vendim nuk po përkrahet nga të gjithë anëtarët e kryesisë së BIK-ut, pasi disa po e konsiderojnë vendim jo të duhur që në tokën e BIK-ut të ndërtohen objekte afariste dhe banesore.

Gazeta Online Veriu.info ka dërguar pyetje në adresë të kryetarit të BIK-ut dega në Mitrovicë, Enis Rama, rreth procesit të kthimit të pronës dhe planifikimeve se çfarë do të bëhet me të.

Rama ka thënë se procesi i kthimit të pronës tek BIK nuk ka përfunduar ende por se janë shumë afër.

“Ende nuk e kemi të kthyer terësisht pasiqë sipas kontratës prona duhet të kthehet komplet në gjendjen fillestare. D t th afër jemi shumë mirëpo ende jemi në proces deri në përfundim.” – ka deklaruar Rama.

Ndërtimin e objekteve banesore në këtë pronë e ka mohuar kryetari i BIK-ut, Enis Rama, i cili ka deklaruar se është e pasaktë.

“Informacionet që keni janë plotësisht të pasakta dhe si duket vijnë nga burime me qasje tendencioze dhe skajshmërisht paragjykuese.” – deklaron kryetari i BIK-ut në Mitrovicë.

Nesër BIK do të mbajë mbledhje të rregullt, ku kryetari Rama ka mohuar se prona te tregu do të jetë pjesë diskutimi.

Mbetet t’ia lëmë kohës për të parë se çfarë do të ndodh me pronën e vlefshme të BIK-ut në Mitrovicë.

JU REKOMANDOJMË

Krasniqi: Kam mbijetuar armën më mizore të luftës, përdhunimin
Lajme

Krasniqi-Goodman pranon koment të tmerrshëm në Instagram, kërkon veprim nga autoritetet

11/09/2025 - 22:07
Maliqi: VV po demaskohet, Kurti po thotë “s’mi dhatë çelësat e shtëpisë me sundu vetë, unë ua kalli shtëpinë”
Lajme

Maliqi: VV po demaskohet, Kurti po thotë “s’mi dhatë çelësat e shtëpisë me sundu vetë, unë ua kalli shtëpinë”

11/09/2025 - 21:42
Bajrami: Gjykata Speciale duhet të shpallë UÇK-në të pafajshme
Lajme

Bajrami: Gjykata Speciale duhet të shpallë UÇK-në të pafajshme

11/09/2025 - 21:35
“Teshat te Valdrini, grimin te Sellma, kur shkon me Prindonin për SPA i qet krejt nga aty”, Berat Buzhala për privilegjet e Vjosa Osmanit
Lajme

“Teshat te Valdrini, grimin te Sellma, kur shkon me Prindonin për SPA i qet krejt nga aty”, Berat Buzhala për privilegjet e Vjosa Osmanit

11/09/2025 - 21:24
Politologu mitrovicas Egzon Osmanaj mbështet kandidaturën e Arian Tahirit për kryetar të Mitrovicës: Prej personave më të ndershëm në politikë, përkushtimi i tij për Mitrovicën është i pashoq
Lajme

Politologu mitrovicas Egzon Osmanaj mbështet kandidaturën e Arian Tahirit për kryetar të Mitrovicës: Prej personave më të ndershëm në politikë, përkushtimi i tij për Mitrovicën është i pashoq

11/09/2025 - 21:06
Pozhari takon Elshanin: 20 vite pas, ky emblemë e sigurisë në veri, unë prapë në rolin tim
Lajme

Pozhari takon Elshanin: 20 vite pas, ky emblemë e sigurisë në veri, unë prapë në rolin tim

11/09/2025 - 21:00

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “E pranoj që e kam mbytë, por s’e pranoj që e kam bërë me dashje”- Deklarimi i të akuzuarit Bleron Dibrani për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

    “E pranoj që e kam mbytë, por s’e pranoj që e kam bërë me dashje”- Deklarimi i të akuzuarit Bleron Dibrani për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Prindon Sadriu “kapet” me Flaka Surroin pasi ajo shkroi për xhipat e zinj e mbrojtjen e afërt – ai ia përmend “vilat e jashtëligjshme” në Brezovicë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Abdixhiku tregon se a do ta votojë LDK-ja Osmanin edhe për një mandat si presidente

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Opinion/ Krimi i trefishtë i Vjosës së Raifit të Jugosllavisë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Interesant që ky budallallëk ka mbërri në Bruksel”, Bislimi i përgjigjet LDK-së pasi kundërshtuan pjesëmarrjen e tij në dialog

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë