Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryeinspektori i ndërtimit në Mitrovicë, Vehbi Ahmeti në ‘shërbim’ të “Aurora Group”, faktikisht lejon punimet ilegale në Iliridë (Pamje)

04/12/2024 - 16:13
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Kryeinspektori i ndërtimit në Mitrovicë, Vehbi Ahmeti në ‘shërbim’ të “Aurora Group”, faktikisht lejon punimet ilegale në Iliridë (Pamje)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dje, Veriu.info kishte raportuar se si kompania “Aurora Group” ka nisur ndërtimin e një objekti banesor pa leje në Iliridë të Mitrovicës.

Pas raportimit të Veriu.info, inspeksioni komunal i’a vendos shiritin në vendpunishten ku nisi ndërtim pa leje “Aurora Group”, ani pse sipas kryeinspektorit të ndërtimit, Vehbi Ahmeti, punimet ishin ndaluar në ora 11:00, po që shiritat iu vendosen vetëm pasdite.


Foto: Dje, pas raportimit të Veriu.info

“Në orën 11:00 kemi dal në terren dhe i kemi ndërprerë punimet, pasi që nuk ka leje ndërtimi”, ka thënë Vehbi Ahmeti për Veriu.info.

Mirëpo, kompani “Aurora Group” sot i ka hequr në mënyrë të kundërligjshme shiritat e inspeksionit komunal të vendosur në vendpunishten e tyre dhe ka vazhduar punën normalisht.


Foto: Sot, rreth orës 13

Veriu.info në ora 13:22 ka kontaktuar me shefin e sektorit të ndërtimit në inspeksionin komunal të Mitrovicës, Vehbi Ahmeti, për ta pyetur për heqjen e shiritave nga “Aurora Group”, ku ai ka thënë se do të dalë në terren për 30 minuta për ta verifikuar situatën.

Por kryeinspektori i ndërtimit Vehbi Ahmeti nuk ka dalë në terren, duke i mundësuar kompanisë “Aurora Group” vazhdimin e punimeve pa leje dhe shkeljen e ligjit me rastin e heqjes së shiritit të vendosur nga inspektorët.

Veriu.info rreth orës 15:30 ka kontaktuar prapë me kryeinspektorin e ndërtimit, Vehbi Ahmeti, po tash ai i ka ndërruar fjalët, duke thënë se gjendet në seminar.

“Jam në një seminar, kur të shkoj në komunë marr informacione edhe të lajmëroj”, ka thënë Ahmeti për Veriu.info.

LEXONI EDHE:

Pas raportimit të Veriu.info, inspeksioni komunal vendos shiritin në vendpunishten ku nisi ndërtim pa leje “Aurora Group” (Foto)

“Aurora Group” nis objekt banesor pa leje në Iliridë të Mitrovicës – Kryeinspektori i ndërtimit, Ahmeti: I’a kemi ndërprerë punimet

JU REKOMANDOJMË

Avokati Musa: Nëse Kurti refuzon të dëshmojë, mund t’i caktohet paraburgim prej 6 muajve
Kryesore

Avokati Musa: Nëse Kurti refuzon të dëshmojë, mund t’i caktohet paraburgim prej 6 muajve

13/11/2025 - 00:10
Krasniqi kritikon Kurtin që s’shkoi në samitin në Tiranë: Me këtë qasje Kosova nuk përfiton investime të reja e as s’hiqen masat
Kryesore

Rasti i Mitrovicës?- Krasniqi: Kurti ka marrë vendime abuzive me i mashtru njerëzit për vota

12/11/2025 - 23:01
Krasniqi: Autostradat nuk na i kanë lënë ilirët, i ka ndërtuar Qeveria Thaçi
Lajme

Krasniqi: Autostradat nuk na i kanë lënë ilirët, i ka ndërtuar Qeveria Thaçi

12/11/2025 - 22:46
Zbarkimi i Prokurorisë në ministri të Bujqësisë, Mehmetaj: Kjo është ditë feste për Kosovën
Kryesore

Mehmetaj pas kallëzimit penal nga Faton Peci: Po të dënoheshin titujt me burg, ai do t’i merrte 100 vjet

12/11/2025 - 22:33
Krasniqi: Prej nesër deri të hënën mund të shpallen kandidaturat për kryetar të PDK, preferenca ime është Bedri Hamza
Lajme

Krasniqi: Prej nesër deri të hënën mund të shpallen kandidaturat për kryetar të PDK, preferenca ime është Bedri Hamza

12/11/2025 - 22:15
Dorëzohet Peci: Nuk i kemi numrat për kryeparlamentarin (Video)
Lajme

Faton Peci: Do të dorëzoj kallëzim penal kundër Ekrem Llukës, Lirim Mehmetajt dhe Ermal Pandurit

12/11/2025 - 22:10

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Verifikimi i votave në Mitrovicë pritet të përfundojë sot, ky është rezultati nga përditësimi i fundit i KQZ-së

    Verifikimi i votave në Mitrovicë pritet të përfundojë sot, ky është rezultati nga përditësimi i fundit i KQZ-së

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Elshani nga KQZ demanton keq zyrtarët e VV-së në Mitrovicë

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • A po kërkon Arben Gashi dorëheqjen e Abdixhikut, çka po paralajmëron ai?

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Fletëvotimet e dyshimta në Mitrovicë, Radoniqi: E vetmja mënyrë është hapja e kutive

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Xhelal Sveçla e humb betejën e parë me aktivistin e LDK-së që e fotografoi ditën e zgjedhjeve

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë