Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryeministria jep detaje mbi takimin Kurti-Kallas

03/12/2024 - 20:49
në Kryesore, Lajme
A A
Kallas pas takimit me Kurtin e Vuçiqin: Autorët e sul’mit terr’orist në “Ibër-Lepenc” të përballen me drejtësinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u mirëprit sot në Bruksel nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas.

Në këtë takim të parë në kapacitete të reja, kryeministri Kurti e uroi znj. Kallas për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në realizimin e objektivave të saj dhe Komisionit të ri të Bashkimit Evropian dhe duke i ofruar bashkëpunim të ngushtë, si dhe avancimin dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Kryeministri u shpreh se Republika e Kosovës është plotësisht e linjëzuar me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian dhe e angazhuar në reformat evropiane. Ai veçoi se deri në fund të vitit 2023, Kosova ka zbatuar 72% të Agjendës së Reformës Evropiane (ERA II) dhe ishte vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që ka dorëzuar në Bashkimin Evropian Agjendën e Reformave në kuadër të Planit të Rritjes. Me këtë rast, kryeministri kërkoi nga Përfaqësuesja e re e Lartë e Bashkimit Evropian, Kallas, largimin e masave ndaj Kosovës, dhe theksoi rëndësinë e pranimit të pyetësorit për anëtarësim të Kosovës në Bashkimin Evropian teksa këtë muaj bëhen dy vjet nga dorëzimi i aplikimit. Për Republikën e Kosovës, integrimi në BE dhe NATO nuk kanë alternativë sepse nuk duam të kemi alternativë, tha kryeministri.

Gjatë bisedës u diskutua për progresin e Kosovës, bashkëpunimin rajonal dhe sigurinë. Kryeministri tha se Kosova ka shënuar progres të madh ekonomik dhe demokratik, dhe se është palë aktive në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik në rajon sipas rregullave dhe standardeve të BE-së. Për sa i përket sigurisë, ai tha se Republika e Kosovës ka menaxhuar me sukses sfidat më të rënda dhe kërcënimet më serioze që prej shpalljes së pavarësisë, duke iu referuar sulmit paramilitar dhe agresionit të Serbisë në Banjskë në shtator të vitit 2023, ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës, dhe sulmit kinetik të 29 nëntorit në kanalin e ujit “Ibër Lepenc” në Zubin Potok, me ç’rast u rrezikua që gjysma e popullsisë të mbetet pa ujë dhe pa energji elektrike. Ndërkohë që hetimet për sulmin e fundit po vazhdojnë, kryeministri nënvizoi që në mesin e konfiskimeve të bëra në lidhje me rastin, krahas armatimit dhe municioneve, janë gjetur edhe 74 emblema ushtarake, prej të cilave 20 janë të njësive të ndryshme ushtarake ruse, përveç atyre serbe.

JU REKOMANDOJMË

Sekuestrohet vetura luksoze Lamborghini Urus e baronit të drogës, Brilant Bahtiri, djali i baronit tjetër të drogës, Shemsi Bahtiri
Kryesore

Sekuestrohet vetura luksoze Lamborghini Urus e baronit të drogës, Brilant Bahtiri, djali i baronit tjetër të drogës, Shemsi Bahtiri

03/07/2025 - 00:09
Rast tragjik në Gjermani, një fëmijë bie në lumin Rajn
Lajme

Rast tragjik në Gjermani, një fëmijë bie në lumin Rajn

02/07/2025 - 23:02
“Si me i zanë besë dhelpnes për konsensus me PULA” Mirena: Një sheher po flet që Vjosa e ka idenë e krijimit të një partie…
Lajme

“Si me i zanë besë dhelpnes për konsensus me PULA” Mirena: Një sheher po flet që Vjosa e ka idenë e krijimit të një partie…

02/07/2025 - 22:55
Çitaku Kurtit: Biden i keq, Trump i keq, Mogerini e keqe, Grenelli i keq, Lajçak i keq, vetëm ti e ke mirë a po Albin?
Lajme

Çitaku: Kurti po i shërben me vetëdije Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin

02/07/2025 - 22:36
Albin Kurti s’i lë rehat Thaçin e Veselin as në Hagë: Po shkojnë t’i vizitojnë shpesh edhe për instruksione politike
Lajme

“E ndala luftën…”, Kurti e falënderon shumë Trumpin: Me siguri SHBA ka pasur informacion për planet e Serbisë dhe ka vepruar

02/07/2025 - 22:26
Deputeti i PDK-së: Kurtit nuk i intereson interesi shtetëror i Kosovës, neve na konvenojnë më së shumti zgjedhjet
Lajme

“Turp – Albin Kurti nuk po dallon prej Jack Smith – është në mbështetje të Speciales”, Behrami i ashpër pasi Kurti përmendi Thaçin e Veselin

02/07/2025 - 22:17

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ankohet qytetari nga Prizreni: U sulmova nga një i mitur brenda marketit “Zhurjani” pa asnjë konflikt!

    Ankohet qytetari nga Prizreni: U sulmova nga një i mitur brenda marketit “Zhurjani” pa asnjë konflikt!

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Sekuestrohet vetura luksoze Lamborghini Urus e baronit të drogës, Brilant Bahtiri, djali i baronit tjetër të drogës, Shemsi Bahtiri

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Po na marrin në qafë fëmijët”, qytetarja bleu qumësht të prishur të Alpskos

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Hovenier: Kosovën e ndihmuam të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Millosheviqit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Rast tragjik në Gjermani, një fëmijë bie në lumin Rajn

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë