Zejnullah Gashi u dekretua të martën në detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, duke e plotësuar boshllëkun pesë-vjeçar në këtë pozitë.
Urimin e parë, ai e pranoi nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila e priti në takim në Zyrën e Presidentit për t’ia dorëzuar zyrtarisht dekretimin.
Në të njëjtën ditë, nga rrjetet sociale, atij i erdhi një urim edhe nga nipi i tij Orhan Bislimaj, një hoxhe nga Prizreni që mban pozitën e Kryeimamit të Bashkësisë Islame në këtë komunë.
“Shumë urime e suksese per z. Zejnullah Gashin, kryeprokurorin e ri të shtetit të Republikës së Kosoves”, shkroi Bislimaj në një postim në rrjetin social Facebook të martën.
“E njohim nga afër, eshte njeri i kompletuar, personalitet kredibil, i zellshëm, me integritet profesional, familjar, pa dyshim përzgjedhja më e mirë”, tha ai. “Urime daja Zejn, ju prift e mbara..!”.













