Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryetar “Pishmani”: Dokumentet që u mundua t’i fsheh nga Veriu.info tregojnë se emëroi 7 herë drejtorë të ‘tenderëve’, i fundit çuditërisht u riemërua pas disa ditësh

01/09/2024 - 15:03
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Kryetar “Pishmani”: Dokumentet që u mundua t’i fsheh nga Veriu.info tregojnë se emëroi 7 herë drejtorë të ‘tenderëve’, i fundit çuditërisht u riemërua pas disa ditësh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ferit Idrizi mandatin e kryetarit të komunës së Vushtrrisë të fituar në fund të vitit 2021 e nisi me plot gojën tranparencë, por duket që transparent është vetëm në promovimin e vendimeve populliste, por jo edhe atyre që me ligj e ka obligim të jap qasje.

Më 11 korrik 2024 Veriu.info ka kërkuar qasje në dokumentet publike të komunës së Vushtrrisë në bazë të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, me saktësisht qasje në dokumentet e emërimeve, shkarkimeve, lirimeve nga detyra dhe dorëheqjeve të drejtorëve të Drejtorisë së Prokurimit për periudhën 01.01.2022 deri 10.07.2024.

Edhe pse të obliguar me ligj, komuna që udhëhiqet nga Ferit Idrizi nuk i dha qasje në dokumente publike gazetës Veriu.info, ani pse edhe përmes e-mailit i pari i komunës ishte i informuar.

Më pas gazeta Veriu.info bëri ankesë në Agjencinë për Privatësi dhe Informim, duke i bashkëngjitur edhe gjitha dëshmitë se si Komuna e Vushtrrisë e ka shkelur ligjin, duke mos na dhënë qasje në dokumente publike.

Agjencia për Privatësi dhe Informim aprovoj ankesën e Veriu.info dhe detyroj komunën e Vushtrrisë të jap qasje në dokumente publike, dokumente të cilat komuna i dërgoj në API dhe kjo e fundit na i përcolli në redaksi.

Nga dokumentet e sigurara, shihet se kryetari Ferit Idrizi për 2 vite e gjysmë në krye të komunës, ka bërë shtatë herë (7) emërime të drejtorëve e UD të drejtorëve të Drejtorisë së Prokurimit, që njihet në publik edhe si drejtoria e ‘tenderëve’.

Në rrethana normale kjo tregon se ai ka qenë shumë i pakënaqur me punën e drejtorëve të Prokurimit. Por duke pasur parasysh se si disa herë i ka rimëruar të njëjtit person si drejtorë apo UD drejtor, atëherë kjo ngjallë dyshime tjera!

Drejtorët e emëruar dhe liruar nga Drejtoria e Prokurimit nga Ferit Idrizi nga 8 dhjetor 2021 deri më 4 qershor 2024 janë:

Hyda Dallku më 8 dhjetor 2021 emërohet drejtor i Drejtorisë së Prokurimit. Lirohet nga detyra më 18 korrik 2022.

Xhafer Islami më 1 gusht 2022 emërohet drejtor i Drejtorisë së Prokurimit. Lirohet nga kjo pozitë më 9 shtator 2022.

Albanez Tahiraj më 9 shtator 2022 emërohet drejtor i Drejtorisë së Prokurimit. Lirohet nga kjo pozitë më 27 tetor 2023, pasi që emërohet po në këtë datë drejtor i Drejtorisë së Arsimit.

Azize Krasniqi më 27 tetor 2023 emërohet UD e Drejtoreshës së Prokurimit. Lirohet nga kjo pozitë më 8 dhjetor 2023.

Ilmi Azemi më 4 dhjetor 2023 emërohet drejtor i Drejtorisë së Prokurimit. Lirohet nga kjo pozitë më 15 maj 2024, pasi që është emëruar në këtë datë drejtor i Drejtorisë për Ekonomi dhe Investime Kapitale.

Azize Krasniqi emërohet Drejtoreshë e Drejtorisë se Prokurimit më 14 maj 2024. Lirohet nga kjo pozitë më 4 qershor 2024.

Çuditërisht Ilmi Azemi rimërohet drejtor i Drejtorisë së Prokurimit më datë 4 qershor 2024, vetëm tre javë pasi që ishte liruar nga kjo detyrë prej kryetarit Ferit Idrizi, të cilin nuk dihet çka e shtyri që tariemëroj si drejtor.

VENDIMET:

 

JU REKOMANDOJMË

Konfiskimi i armatimit në Zveçan, Ibishi: Dëshmi se grupet kriminale furnizohen nga Qeveria e Serbisë
Lajme

Ibishi: Motivi i kërcënimit në Kuvend mund të vijë nga brendia e luftës politike

05/07/2025 - 18:41
MPB-ja ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve jashtë, Sveçla publikon vendimin
Lajme

MPB-ja ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve jashtë, Sveçla publikon vendimin

05/07/2025 - 18:24
Historiani serb Protic kritikon protestën e studentëve që u mor fare pak me demokraci e shumë me Kosovë: Fjalë boshe, iluzion
Lajme

Historiani serb Protic kritikon protestën e studentëve që u mor fare pak me demokraci e shumë me Kosovë: Fjalë boshe, iluzion

05/07/2025 - 18:05
A u shkel rregullorja e Kuvendit të Kosovës me shtyrjen e seancës për në orën 20:00?
Lajme

A u shkel rregullorja e Kuvendit të Kosovës me shtyrjen e seancës për në orën 20:00?

05/07/2025 - 17:36
Alarm i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës – Seanca rifillon sonte në ora 20:00
Kryesore

Alarm i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës – Seanca rifillon sonte në ora 20:00

05/07/2025 - 17:29
Policia e Kosovës dënon 41 vjeçarin që po drejtonte veturën 115 km/h në zonën e kufizuar për 50
Lajme

Policia e Kosovës dënon 41 vjeçarin që po drejtonte veturën 115 km/h në zonën e kufizuar për 50

05/07/2025 - 17:12

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston 15 të rinj në Mitrovicë, planifikonin përleshje fizike në grupe

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Skandali me mbi 100 milionë franga në Zvicër | Përmendet “Numarics”, kompania e Kristian Kabashit në Kosovë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • LAJMI I FUNDIT: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj këtij ministri të qeverisë Kurti – dyshohet për keqpërdorim të mbi 1 milion eurove

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Arrestimi i Naim Bazajt, flasin familjarët e tij: Akuzat e përhapura janë tërësisht të pavërteta dhe të motivuara politikisht

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë