Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryetari i Bordit të BQK-së shkel ligjin, përfshihet në fushatën e VV-së në Pejë: Promovon gruan dhe kandidatin e VV-së për kryetar

06/09/2025 - 16:12
në Kryesore, Lajme
A A
Kryetari i Bordit të BQK-së shkel ligjin, përfshihet në fushatën e VV-së në Pejë: Promovon gruan dhe kandidatin e VV-së për kryetar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetarit të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, Bashkim Nurboja, nuk i intereson shumë për Ligjin e BQK-së. Në kundërshtim të hapur me ligjin e këtij institucioni të pavarur, ai është bërë pjesë e fushatës së VV-së për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Duke e “harruar” se posti i lartë publik që mban ia ndalon përfshirjen në aktivitete politike, ai ka promovuar publikisht bashkëshorten e tij që është kandidate e VV-së për asamble komunale në Pejë, Mimoza Nurboja, dhe kandidatin e VV-së për kryetar të Pejës, Taulant Kelmendi.

Në këtë mënyrë, ai ka shkelur hapur Ligjin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Normat e këtij ligji ia ndalojnë guvernatorit dhe anëtarëve të bordit të KQK-së pjesëmarrjen në aktivitete politike.

Madje, në nenin 41 të këtij ligji thuhet se një anëtar i bordit mund të shkarkohet nga pozita, nëse ai ka marrë pjesë në ndonjë aktivitet politik.

“2.3. ka marrë pjesë aktive në aktivitete politike pasi që është emëruar si anëtar i Bordit të Bankës Qendrore.”, thuhet në piken 2.3 te nenit 41.

Pavarësisht këtyre kufizimeve, Nurboja ka vazhduar me aktivitet e tij politike.

Pak ditë më parë, në rrjetet sociale, ai ka promovuar bashkëshorten, Mimoza Nurboja, që është kandidate e VV-së për asambleiste në Pejë!

Bashkë më gruan e tij, ai ka promovuar edhe kandidatët tjerë të VV-së që garojnë për asamble në Komunë të Pejës.

Paraprakisht, ai ka dalë hapur edhe në mbështetje të kandidatit të kësaj parti për kryetar të Komunës së Pejës, Taulant Kelmendi.

Më 31 gusht, në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kelmendi është alternativa më e mirë për Pejën.

“Taulant, urime nga zemra për kandidaturën tënde për Kryetar të Pejës! Të njoh si njeri me vizion, energji dhe dashuri për qytetin tonë. Jam i bindur se me përkushtimin tënd, Peja do të ketë një të ardhme më të mirë. Suksese në këtë rrugëtim, e di që do ta japësh gjithmonë më të mirën për qytetin dhe njerëzit e tij!”, ka shkruar Nurboja.

Kush është Bashkim Nurboja?

Në dekadën e fundit, Bashkim Nurboja, i ka shërbyer zellshëm VV-së.

Gjatë këtyre viteve, ai ka garuar nën logon e partisë së Albin Kurtit në zgjedhje lokale dhe në zgjedhje qendrore.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Nurboja kishte garuar si kandidat i VV-së për kryetar të Komunës së Pejës. Megjithatë, qytetarët e Pejës nuk ia kishin besuar mandatin.

Më pas, ai e kishte provuar fatin edhe për zgjedhje nacionale, duke kërkuar mandat për deputet.

Në zgjedhjet nacionale të vitit 2019, ai kishte garuar për deputet në listën e VV-së. As kësaj radhe nuk ia kishte arritur qëllimit.

Pas gjithë këtyre dështimeve, VV-ja kishte vendosur të shpërblente me një post të lartë publik.

Në shkurtit të vitit 2023, Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës e kishte zgjedhur Bashkim Nurbojën kryetar të këtij institucion.

“Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 3 shkurt 2023, mori vendimim si në vijim: Bashkim Nurboja është zgjedhur kryetar i Bordit të Bankës Qendrore. Gjithashtu, Bordi u njoftua me Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv”, ishte thënë në njoftimin për media të BQK-së.

JU REKOMANDOJMË

Hamza i bindur se qeverinë e ardhshme e bën ish-opozita
Lajme

Hamza i bindur se qeverinë e ardhshme e bën ish-opozita

24/12/2025 - 00:04
Rrezarta Krasniqi: Vushtrria frymon me LDK-në dhe numrin 123
Lajme

Rrezarta Krasniqi: Vushtrria frymon me LDK-në dhe numrin 123

23/12/2025 - 22:53
Mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, MPJD del me njoftim të rëndësishëm për diasporën
Kryesore

Mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, MPJD del me njoftim të rëndësishëm për diasporën

23/12/2025 - 22:45
“Duan partner të parashikueshëm dhe të besueshëm”, Hamza flet për porositë amerikane (VIDEO)
Lajme

“Duan partner të parashikueshëm dhe të besueshëm”, Hamza flet për porositë amerikane (VIDEO)

23/12/2025 - 22:43
Policia e Kosovës dhe AKI arrestojnë dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë, sekuestrohen 53 pasaporta
Lajme

Policia e Kosovës dhe AKI arrestojnë dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë, sekuestrohen 53 pasaporta

23/12/2025 - 22:39
Ofertimi i Kurtit për ta shkruar Draftin pas intervistës së Lajçak, Abdixhiku: Vonë, shumë vonë, e pranove autonominë
Lajme

Abdixhiku për Kurtin: Ai nuk kupton çka flet, ndoshta telin din me lidh më mirë ama për ekonomi s’merr vesh

23/12/2025 - 22:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

    Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Specialja mori këtë vendim për Kadri Veselin

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Mërgimtari nga Gjermania gjen shtëpinë e thyer në Kosovë, iu vodhën edhe lugët e kuzhinës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Kullat Trinjake” të Troy Residence – Kryevepra e qytetit buzë lumit Ibër në prag të përfundimit, Mitrovicës po i jepin pamje të metropolit

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • “Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë